Tuesday, March 9, 2010

Tirana "pushtohet" nga qentë e rrugës

Tirana është pushtuar nga qentë, jo vetem nëpër lagje periferike por edhe në qënder dhe rrugë kryesore, qentë i gjen ngado.

Zakonisht kur dalim në rrugë jemi mësuar të kemi kujdes nga makinat, por tashmë duhemi të ruhemi nga qentë e rrugës të cilët nëse kanë uri edhe mund të të kafshojnë, po ashtu nuk duhet të nxitosh se qeni nxehet e gjëmon.

Megjithëse Bashkia e Tiranës ka nisur disa here fushatën për heqjen e qenve nga rruga, ende nuk ka bërë asgjë pasi qenë mund të gjesh me qindra ngado. Këtu në Shqipëri, nëse sheh një qen në rrugë nuk duhet të habitesh, ndërkohë që në çdo vend të botës kushdo që sheh një qen lajmëron menjëherë policinë zjarrfiksen apo institucion e parë të ndihmës që ka më afër.

shqiperia.com



Ka shumë zona në Tiranë, ku natës nuk mund të lëvizësh pa ndonjë shkop të gjatë në dorë dhe pa mbushur xhepat me gurë. Natën, qentë mbretërojnë periferitë e Tiranës. Lehjet e tyre në kor, duke zgjuar njëri-tjetrin lagje më lagje, të japin një panoramë mesjetare të një qytetërimi rural. Jo pak raste kemi qenë dëshmitar të sulmeve të këtyre grupeve qensh ndaj njerëzve të rastësishëm, fëmijë, gra, pleq e madje edhe ndaj djemve të rinj.
Një tjetër dukuri interesante është lufta për konkurencë territori, që qentë e rrugës kanë ndaj njerëzve që mbledhin kanaçe.

Megjithatë, prania e këtyre qenve në rrugë, përveç mungesës së higjienës dhe rrezikut real të sulmit fizik, tregon shumë për cilësinë e jetës në këtë vend, për respektin ndaj jetës dhe qenieve të gjalla. 

(Stop Injorancës) http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

3 comments:

Anonymous said...

Hello.
Unë e kam lexuar mesazhin e lidhur me qentë rrugë në Tiranë.
Javën e ardhshme unë do të shkoj në Tiranë për herë të parë.
Unë jam i shqetësuar, sepse unë kam frikë nga qentë e rrugës.
Pra, këtu janë pyetjet e mia:

1) Qentë janë edhe në qendër të Tiranës?

2) Duke ecur në qendër është e rrezikshme?

Anonymous said...

Hello.
Unë e kam lexuar mesazhin e lidhur me qentë rrugë në Tiranë.
Javën e ardhshme unë do të shkoj në Tiranë për herë të parë.
Unë jam i shqetësuar, sepse unë kam frikë nga qentë e rrugës.
Pra, këtu janë pyetjet e mia:

1) Qentë janë edhe në qendër të Tiranës?

2) Duke ecur në qendër është e rrezikshme?

DIELLI said...

Jo jo, nuk ka rrezik. Pa merak. Do ta shikoni vetë.