Sunday, September 20, 2009

Shqiptarët, duhanpirësit më të mëdhenj në Europë !

Duhani: Vetëm një rrugë të çon për tek mushkëritë dhe ajo duhet asfaltuar...



Kurba e numrit të duhanpirësve në vendin tonë ka bërë që të shënohet edhe piku i epidemise së duhanpirjes. Nga të dhënat më të fundit të Institutit të Shëndetit Publik mësohet se sot Shqipëria krahasohet me vende të botës së tretë për sa i takon këtij fenomeni.
Specialistet e shendetit publik i bejne thirrje te gjithe qytetareve qe te kritikojne pirjen e duhanit ne ambiente publike, gje e cila ndalohet me ligj. Per kete qellim dje eshte realizuar dita e pare e rihapjes se fushates se madhe, duke u shperndare prane piramides fletushka ne lidhje me demet qe sjell duhani dhe informacione mbi ligjin antiduhan. Por zbatimi i ligjit nuk do te mbetet ketu, pasi hartuesit e tij kane bere gati propozimet per te rritur shkallen e penaliteteve per shkelesit e ligjit antiduhan. Ky i fundit hyri ne fuqi ne shtator te vitit te kaluar. Vetem nje vit me pas, Ministria e Shendetesise deklaroi se kishte deshtuar ne zbatimin e tij, pasi gjobat e vena nga inspektoret e shendetit publik nuk vileshin. Per kete arsye, ata firmosen edhe nje marreveshje bashkepunimi me struktura te tjera pergjegjese, te cilat duhet te garantojne sipas ligjit zbatimin e tij.Koha Jone




Pse pijnë njerëzit duhan ?



Një hulumtim i ri i realizuar në Britani të Madhe ka treguar se vetëm gjysma e duhanpirësve e pinë duhanin si pasojë e ‘vartësisë’ dhe mënyrës më të mirë të kontrollimit të stresit.
Kompania britanike për hulumtimet e kancerit “Cancer research UK” ka bërë anketimin e 2.100 duhanpirësve, ndërsa rezultatet kanë treguar se edhe meshkujt edhe femrat e pinë duhanin për arsye të ndryshme.
Arsyet më të shpeshta pse femrat e pinë duhanin janë për ta përballuar stresin dhe peshën trupore, ndërsa arsyeja më e shpeshtë pse meshkujt e pinë duhanin është kënaqësia që u ofron cigarja duhanpirësve.
Edhe pleqtë e konsiderojnë kënaqësinë si arsye kryesore, ndërsa të rinjtë e pinë më shumë duhanin për shkak të shoqërisë dhe më lehtë e përballojnë stresin. Telegrafi

Duhani do te vrasë 6 milion persona ne vitin 2010, duke shkaktuar kancer,probleme kardiake,semundje te pulmoneve dhe te tjera.
Studimi eshte bere nga nje shoqate amerikane sipas te cilave duhani i shkakton ekonomise 500 miliard dollare ne vit per shpenzime mjeksore, deme per produktivitetin dhe mjedisin.
Shkencetaret shtojne se nese ky raport do te ruhet, atehere ne vitin 2010 viktimat e duhani do te shkojne ne 7 milion persona.
Nje tjeter lajm i keq per te gjithe ata qe tymosin shume cigare gjate nje dite.
Sipas nje studimi te koheve te fundit, personat qe pijne me shume se 5 cigare ne 24 ore, mund te pesojne migrene. Ky studim eshte kryer nga nje grup shkencetaresh spanjolle dhe eshte publikuar ne revisten “Journal of Headache and Pain”.
Duhani eshte nje nga shkaktaret kryesore te dhimbjes se kokes dhe ne vecanti shkaktar i migrenes. Pervec njerezve qe e kane te lindur kete semundje, duhanpiresit jane shume te ekspozuar dhe nese semundja shfaqet, atehere ata nuk kane mundesi ta kurojne per gjithe jeten e tyre.
Femrat qe kerkojne te lindin nje femije te mire dhe te urte, duhet te evitojne cdo kontakt me duhanin.


Pervec demeve qe femija ne bark te nenes mund te pesoje gjate periudhes se shtatezanise, duhani u shkakton te miturve edhe ndryshime te medha ne sjelljen e tyre. Femrat qe pijne duhan gjate shtatezanise rrezikojne qe te lindin nje femije me tipare agresive.
Sipas nje studimi te kryer kohet e fundit, agresiviteti konsiston ne sjelljet e dhunshme si psh; goditja me shkelma ose grushta, kafshimi dhe te qenit prepotente. Ky studim eshte bere nga kerkuesit kanadeze e holandeze dhe eshte publikuar ne “Journal Development and Psychopathology”Burimi:TCH

Si mund të lësh duhanin pa shtuar në peshë?



Perse eshte e veshtire te lesh duhanin dhe te mos shtosh ne peshe?

Normalisht njerezit qe heqin dore nga duhani shtojne menjehere ne kile sipas studiuesve . Shtimi ne peshe pas lenies se duhanit ka dy shkaqe kryesore.

* Shkaku i pare eshte se thjesht hani me shume. Ne qofte se nuk pini duhan jeni mesuar duke patur dicka ne goje, dhe cigarja zevendesohet me ushqim. Meqenese pas lenies se duhanit shqisat e nuhatjes dhe te shijes jane me te ndjeshme, beheni me te lidhur pas ushqimeve te embla.
* Arsyeja e dyte eshte metabolizmi. Nikotina rrit nivelin e metabolizmit te trupit. Kur lini duhanin metabolizmi ngadalesohet.

Cila eshte keshilla me e mire per te mos shtuar ne peshe pas lenies se duhanit?

Filloni ushtrimet, stervitjen. Pasi lini duhanin mund te merrni fryme me mire, mund te ecni me mire mund te vraponi me mire. Shtrytezojeni kete avantash per te shtuar aktivitetin fizik dhe per te krijuar nje rutine te shendeteshme.
Stervitja gjithashtu heq ate ndjenjen e irritimit qe personat qe lene duhanin ndjejne. Sipas studimeve keni dy here me shume shance per te lene duhanin dhe per te mos shtuar ne peshe ne qofte se shoqeroni me ushtrime fizike.
Pervec ngrenies se nje diete te pershtatshme qe eshte shume e rendesishme tek ruajtja e peshes me poshte jane edhe disa keshilla te tjera per tju ndihmuar:

* Planifikoni qe me pare dhe nisni ushtrimet dhe aktivitetet para se te lini duhanin. Ne kete menyre keni me pak gjera per tu marre, dhe me pak veshtriresi kur lini duhanin.
* Mbani dicka tjeter ne goje si karamele ose cimcakiz pa sheqer. Mbani Tic Tac ne makine ne cante ne xhepa qe te mund ti gjeni ne cdo moment per te hutuar veten. Hani nje karrote kur keni nevoje per te pire cigare, ju mban te zene per disa minuta pa shtuar asnje kalori.
* Shenoni heret qe ju shkon mendja per te pire cigare dhe planifikoni nje aktivitet alternativ te shendetshem , si ecje vrap apo duke luajtur nje Video Loje
* Pine nje sasi te kosiderueshme uji. Uji shpejton metabolizmin dhe ne te njejten kohe mund te luftoje deshiren per te pire duhan. Mbani gjithmone nje shishe uji ne gadishmeri.SHO
Hidhe atë cigare!

Në qoftë se e lë duhanin, largon infarktin dhe iktusin, mbron mushkëritë, rrit aktivitetin seksual, ke më pak rrudha. Në qoftë se nuk ia del dot vetë, lexoji më poshtë metodat më efikase. Në pritje të ilaçeve te reja dhe të një vaksine antinikotine.
Pos nikotinës dhe katranit, një një cigare gjenden madje edhe 4000 kimikalie të ndryshme, nga të cilat 200 sosh kanë cilësi toksike, kurse 43 kanë cilësi kancerogjene, ndërkaq të gjitha këto nëpërmjet pirjes së duhanit hyjnë në secilën qelizë të organizmit.
Sipas disa hulumtimeve, pos nikotinës, katranit, hekurit, aluminit dhe zinkut, nëpërmjet pirjes së duhanit në organizmin e njeriut hyjnë kimikaliet të cilat mund t'i gjejmë në mjetet për pastrimin e dyshemeve, bakterieve, në karburante të anijeve kozmike (metan), në helm për minj (arsen), në gaz për shkrepsa (butan), dioksid të karbonit, e madje edhe disa elemente të gazit që shfrytëzohen në komorat për ekzekutim.
Substanca kryesore psikoaktive e duhanit është nikotina, alkaloid i cili ngrit tensionin e gjakut dhe shpejton punën e zemrës, andaj shkakton varësi të rëndë fizike. Gjysmëkoha e matabolizimit të nikotinës është dy orë, pas së cilës kohë sasia e nikotinës në gjak bjen dhe paraqitet nevoja për ndezjen e cigares tjetër.
Disa nga sëmundjet e mundshme janë ndezja e traktit të frymëmarrjes, bronkitisi kronik, emfizema, kanceri në mushkëri, infarkti, çrregullimet e qarkullimit të gjakut, sëmundjet e dhëmbëve, pika në tru, keqësimi i të pamit dhe të të dëgjuarit, madje edhe verbimi te personat e moshës 65 vjeç.
Cigaret mund të zvogëlojnë efektin e barnave dhe fuqinë seksuale, mund të keqësojnë tretjen e ushqimit dhe të shpejtojnë plakjen, ndërkaq prija e duhanit lidhet edhe me gërhitjen, vështirësimin e frymëmarrjes gjatë gjumit, pastaj ndikon edhe në shtimin e qimeve të trupit te femrat.
"Nuk kam pasur ndonjë herë kaq kollë sa tani që e kam lënë duhanin", është kjo ankesa tipike e ish-duhanxhinjve, të bindur se ishin më mirë kur pinin një paketë cigare në ditë. Në fakt kolla dhe gëlbaza shfaqen shpesh dhe në mënyrë insistuese tek ata që e kanë lënë duhanin. Por kjo është një shenjë e mirë, sepse vjen ngaqë pushi që vesh pjesën e brendshme të bronkeve fillon të funksionojë, ndërkohë që më parë ishte paralizuar nga duhani dhe në këtë moment nxjerrin gëlbazen e depozituar në bronke.
Femrat, sipas disa studimeve, posaçërisht rrezikohen nga pirja e duhanit - më lehtë sëmuren nga kanceri në mushkëri, ndërsa më së vështiri mund ta braktisin duhanin.
Pirja e duhanit gjatë shtatzënësisë mund të jetë shumë e rrezikshme për shëndetin e fëmijës sesa konsumimi i kokainës; mund të paraqiten çrregullime të ndryshme, shtohet rreziku i sëmundjes nga astma si edhe zvogëlimi i peshës së fëmijës. Vetë shtatzënat që pijnë duhan shtojnë rrezikun e sëmundjes nga kanceri në mitër dhe nga gjakderdhja vagjinale.

Studimet më të reja tregojnë se duhani shkakton edhe rrudhat. Nikotina krijon probleme me këmbët, që me kalimin e kohës mund të bëhen kronike.
Sipas disa studimeve, nikotina në sasi të mëdha vepron në mënyrë stimulative dhe euforike sikurse kokaina dhe amfetamina.

Hulumtimet e ndryshme flasin për një sërë efektesh pozitive të nikotinës, si p.sh. përmirësimi i koncentrimit dhe të mbamendjes, ndërkaq ekzistojnë edhe aktivistët të cilat tentojnë të dëshmojnë sesi të gjitha tregimet negative për duhanin janë produkt i padijes dhe i paranojës, sesi asnjë efekt negativ në të vërtetë nuk është dëshmuar andaj pirja e duhanit madje zgjat jetën(!)
Pos terapisë grupore, ekzistojnë edhe disa metoda të tjera për braktisje të duhanit: flasterët dhe çamçakëzët (përmbajnë nikotinë dhe ndihmojnë në përballimin e krizës së abstinencës), hipnoza, joga, akupunktura dhe psikoterapia, ndërkaq këtu bëjnë pjesë edhe spreji nikotinë për hundë, tableta në bazë të bupropionës (antidepresivët) dhe injeksionet të cilat do të nxirren në tregun botëror.Të gjitha dobitë për ata që e lënë duhanin
T'i thuash lamtumirë cigares, është pa dyshim e vështirë. Sepse nikotina është një substancë që krijon varësi, me tepër se drogat dhe shkakton simptoma abstinence edhe të forta: vështirësi përqendrimi, irritueshmëri, depresion, ankth, pagjumësi.


Pas dy orësh
Nikotina e cigares fillon të eliminohet nga trupi nëpërmjet urinës.
Pas 12 orësh Monoksidi i karbonit zhduket nga organizmi, kështu që gjaku është në gjendje të çojë më me efikasitet oksigjen në inde.
Pas një jave
Të gjitha shqisat, e në mënyrë të veçantë, ajo e shijes, bëhen më të mprehta. Fryma përmirësohet, dhëmbët e flokët janë më të pastër. Edhe lëkura ka një ngjyrë më roze. Zhduken simptomat e abstinencës.
Pas një muaji
Epiteli me push i rrugëve të frymëmarrjes, i dëmtuar nga duhani, riformohet dhe këlbaza hiqet nga bronket. Bie rreziku i infeksionit të rrugëve të frymëmarrjes.
Pas një viti Rreziku i patologjive kardiovaskulare, d.m.th infarktit apo iktusit, bie në mënyrë të ndjeshme.
Pas 6/7 vjetësh
Rreziku i zhvillimit të një tumori në mushkëri nuk rritet dhe pas disa vjetësh mund të arrijë afërsisht në nivelin e një njeriu që nuk ka pirë kurrë duhan
.
Telegrafi

Një video shokuese se ç'mund ti bëjnë organizmit tonë, 20 cigare në ditë : http://www.youtube.com/watch?v=r--sbKF6iis

No comments: