Sunday, September 20, 2009

Deklaratë skandaloze e presidentit Ivanov: Në Maqedoni nuk ka territore shqiptare !

Presidenti i FYROM, Ivanov ka bërë një deklaratë skandaloze dhe fyese për shqiptarët dhe kombin shqiptar. Ai ka mohuar ekzistencën e trojeve shqiptare brenda shtetit maqedonas. Sipas Ivanov, territori i FYROM është 100% Maqedoni.
Domethënë edhe Tetova, Struga, Gostivari, Shkupi etj, nuk janë territore shqiptare, por maqedone. Deklarata është bërë zyrtarisht në Berlin, në një konferencë ndërkombëtare. Duke iu pergjigjur ambasadorit grek, Ivanov ka thënë se vendi i tij zotëron 39% të Maqedonisë së hershme. Por sipas tij, ky 39 %-i është 100 % maqedoni dhe asgje tjetër. Sipas Ivanov, shqiptaret janë mysafirë në territorin dhe tokën maqedone dhe nuk janë në trojet e tyre.
Lajme.Net

Cili është reagimi i Tiranës zyrtare ???



Nga Prof.Dr.Fehim Reçani

E vërteta për Maqedoninë e moçme


Ka vite që Grekët kontestojnë emrin e IRJ Maqedonisë, gjë që vjen duke u bërë sa më e nxehtë në ditët tona. Kontestimi i emrit të IRJ të Maqedonisë, më shumë se Grekëve u takon, pikërisht shqiptarëve.


Autorë të shumtë profilesh të ndryshme shkencore ia kanë vënë themelet dijes, se shqiptarët rrjedhin prej Ilirëve dhe Trakëve. Dhe kjo nuk ka dyshim, ani se sllavët për qëllimet e tyre hegjemoniste, gjithmonë ata konfirmime i kanë mohuar dhe i mohojnë vazhdimisht.

Por dielli nuk mbulohet me shoshë, ani se Jugosllavët, alias serbët, IRJ-ën jugore të shtetit të vet e emërtuan Maqedoni.

Emri-toponim Maqedoni, pikërisht, ka të bëjë shumë me interesin shqiptar!

Për Maqedoninë antike, emrin e të cilës e kanë vjedhë sllavët, nuk është hulumtuar sa duhet e si duhet, jo vetëm pse interesimi ka qenë i dobët, por pse mungojnë dokumente nga e kaluara e saj e edhe ato pak të dhëna ekzistuese janë të pamjaftueshme. Sa për njohje fillestare,diçka nga ato të dhëna është mjaft indikative.
Saktësisht, Maqedonia antike, bile, para shek.të VI-VII -të para Kr. as nuk ka ekzistuar si e tillë. E për ndonjë popull maqedonas të mos flasim. Homeri që ka jetuar e vepruar në shekullin e VIII-t para Kr. në Iliadën e në Odisenë e vet përmendën Ilirë, Thrakë, Frygë, Edonë, Pajonë,Pellagonë,Dardanë,e
tj. por askund nuk përmendën maqedonë.
Prej Epiri e deri në Troadë me gjithë Hallkidikun e pjesën veriore të bregdetit të Detit Egje (Detit Thrakë) me gjithë ujdhesat është shtrirë territori i madh i bashkësisë së madhe fisnore i EDONËVE. Areali i gjerë rreth derdhjes së lumit Cërna (Erigon) në lumin Vardar (Aksios) është quajtur MAQETIA, deri sa areali në jug të saj, deri në detin Egje është quajtur EMATHIA. Këto dy zona në të dyja anët e lumit Vardar kanë qenë enklava perëndimore të Edonisë.

Dekodimi i emrit përmes gjuhës


Dijetarët antikë helenë territorin e Edonisë e kanë quajtur herë Emathia herë Edonia, ndonëse emri i një territori të ngushtë si Emathia nuk ka mundë t'i vishej një territori aq të gjerë, siç ka qenë Edonia.
Sipas dijetarëve të shumtë, lumenjtë Tisa, Morava,Vardar kanë shenjuar kufirin natyror, por jo preras ndërmjet Trakëve në lindje dhe Ilirëve (fiset e tyre) në perëndim të këtyre lumenjve, prej veriu deri në Detin Egje në jug, gjithsesi, kanë populluar dhe Edoninë."Ilirët e Thrakët"- thotë historiani gjerman,J.Tunmann - kanë qenë dy popuj të ndryshëm,por se kanë qenë të afërt nga gjaku njeni me tjetrin,andaj fiset e tyre shpeshherë janë këmbyer. Përveç saj, ata dy popuj edhe janë përzier në kohë të vjetra m me njëri-tjetrin".
Thunmann-i shqiptarët i konsideron si trashëgimtarë të Ilirëve, por thekson se në formimin e tyre si popull, ka edhe komponentë trake. Shumë dijetarë si Vasmer-i, Ribezzo, Tagliavin-i e sidoms N.Jokl-i, kanë ardhur në përfundim se "gjuha shqipe është shumë e afërt si me ilirishten ashtu edhe me thrakishten H.Bariq-i, në veprën e cituar, thekson tri shtresa në gjuhën maqedonishte - shtresën më të vjetër paraindoevropian iliro-thrake dhe shtresën më të re,shtresën helene, gjë që sipas tij, presupozon një territor homogjen gjuhësor të maqedonishtes së lashtë parë në sinkroni."As zëvendësimi i likuidëve sonantë indoevropianë", thotë Bariq-i mëtutje,"nuk e ndajnë gjuhën maqedonishte nga ilirishtja"..." paraqitja simultane edhe e labializimit të labiovelarit edhe e sonorizimit të tingullit S, si n gjuhën maqedonishte ashtu edhe në gjuhën ilirishte, në të vërtetë, konfirmon dhe argumenton një bashkësi të vërtetë gjuhësore” . Kurse dijetar Pissani, miksoglotinë e tillë e konsideron si një vijë diakronike të maqedonishtes antike. H.Bariq i bie më drejtë kur thekson se "ilirishtja është fisi më i afërt i maqedonishtes". Kurse Millan Budimir-i, thotë:”I jemi mirënjohës P.Kreçmeit që ligjërimin e maqedonëve antikë e heq prej greqishtes e ia bashkëngjitën grupit të ilirishtes".Budimir-i, mëtutje, thotë: ”Ilirët,nëpërmjet të Pajonëve dhe të maqedonëve, kanë qenë të lidhur, jo vetëm me Thrakinë,por edhe me Fryginë e me krahinat Anadollit Perëndimor" .Linguisti Somsen, bile, krejt trollin e pajonëve, në bazë të dhënash gjuhësore,e konsideron tokë ilire. Po kështu e kanë konsiderua edhe Herodot-i (VII.73), Stefan Bizantini, etj.
Ilirët e thrakët, sipas më shumë linguistëve dhe historianëve, kanë ardhur, edhe këta nga Veriu i Evropës. Por M. Budimiri përmendën dy etapa të ardhjes së Ilirëve dhe thotë: "Pajtohem me P.Kreçmer-in,Shahermajer-in e Shvicer-in"(Griech Gramm 65) se në Ballkanin e lashtë ka pasur vendbanime indoevropiane para dukurisë së fiseve ilire dhe se ato vendbanime u kanë takua Ilirëve, të cilëve, ne,për ndryshim nga Ilirët e mëvonshëm të "hallshtatit,i quajmë PELLASTË. Edhe K.Shuhart -i i dallon "Pra-Ilirët" indoevropianë,dmth. Ilirët paraindoevropianë e parahelenë, prej Ilirëve indoevropianë klasikë". "Përkrahim pikëpamjet e N.Jokl-it, të VL.Georgiev-it e të ekspertëve tjerë”, shton Budimir-i,- "se duhet pasur parasysh edhe iindoevropianët johelenë, atë shtresë më të vjetër se invazioni helen në Ballkanin jugor" . Sipas studimeve të linguistëve dhe të historianëve të ndryshëm mund të kuptojmë se në EDONINË ose Thrakinë jugore të lashtë kanë jetua më shumë fise thrako -ilire- pellazgjike parahelene.
Thamë më lartë se dijetarët antikë helenë e të tjerë prej kush e di kurë e deri në fund të shek.të VI-t para Kr. arealin bregdetar Egje,prej Epiri e deri në Troadë e kanë quajtur herë Edonia herë Emathia. Thamë edhe se Maqetia dhe Emathia kanë qenë dy enklava të vogla perëndimore të Edonisë dhe se emri i një enklave të vogël,siç ka qenë Emathia, nuk ka qenë e mundur që t'i vishej një territori aq të madh, siç ka qenë Edonia. Një emërtim i tillë dual, sigurisht ka ndodhë nga mosnjohja e saktë e territorit të Edonisë dhe të Emathisë."Prejardhja e emrit Maqedoni është e pa qartë", thotë historiani serb, ZhivkoD.Petkoviq:"Për maqedonët e lashtë, tani për tani, nuk dihet kurrgjë. Homeri nuk përmendën maqedonë, por Pajonë,në brigjet e Vardarit të poshtëm.
"Ideja gjeografike Maqedoni"- thotë historiani serb V. Gjeriq- "duhet të jetë bërë e njohur pas themelimit e zgjerimit të shtetit maqedon"2). Straboni që ka jetuar në vitin 63, shek.i I-rë para Kr. e viti 26 pas Kr. përmendën emër-toponim Maqedoni.

Historiani serb, Zh.D.Petkoviq, thotë:"...emri i saj (i Emathisë), padyshim, ka qenë emri i parë i Maqedonisë ndonëse për disa tjerë, si për E. Benoist e H.Goetzler (Nouveau dictiona ire latin-français, fq.502), ka qenë emër i dytë i saj. Megjithatë Strabon-i (Lib.VII,Fragm.) thotë se Maqedonia më përpara është quajur Emathia, siç transmeton dr.Gontscho Tzenoff. Edhe poetë të ndryshëm latinë, si Ovidi, psh. siç përmendet në Fjalorin e Benoist-it, me emrin Emathius kanë shenjuar emrin maqedon që, përndryshe, emri Emathius ka pasur edhe kuptim figurativ – Aleksandri i Math.

Alternimet gjuhësore të emrit Maqedoni

Ky dijetar serbo-sllav thotë se në shprehjen Emathia, sipas vlerës së shprehjes, theksohet morfema - MATH- që i përgjigjet pjesës -MAQ- në emrin Maqedonia, në të cilën pjesë emri, shkronja e tretë shenjon një tingull që vështirë shqiptohet e shkruhet në gjuhën greke dhe latine.Megjithatë,shprehja MAT, MATH, përdoret në gjuhën arnaute (shqipe),ku ka kuptim: I/E MATH,’veliki’,siç thotë ai në gjuhën serbishte, por edhe siç përmendën J.Hahn-i në librin e vet Albanesische Studien, fq, 66.
Në lidhje me atë, Dr.R.Fick, thotë se në sanskritishten shprehja mahat, gjithashtu, do të thotë I /E MATH . Pra, fjala sanskrite mahat ka jetua dhe jeton gjithnjë n gjuhën arbënore, shqipe,me formën dhe me kuptimin i/e math."Meqë Emathia"- vazhdon Petkoviq-i,”është shtrirë në të dyja anët e një lumi të madh, siç ka qenë Vardari (Alksios) që edhe ky ka pasur kuptimin i math, Lum i Math, për nga sasia e ujit dhe e vlerës së madhe që ka patur e që ka për jetën e qenieve biologjike. Emri Aksios, pra,gjithashtu, ka pasur kuptimin i/e math"."Në Arbani "(Shqipri)-shton Petkoviq-i ,”ek ziston një lum i math i quajtur Mat,Matja të cilit latinët, si Vibius Sequester,etj.i kanë thënë Matis, Mathis Mathia, Mathis fluvius, me kuptimin Lum i Math".
Edhe lumi Danub,dikur,është quajtur Matoas, me kuptimin i math , Lum i Math, emër, të cilin Vasmer-i ( REW. I, 381) e krahason me lumin e me shprehjen MAT shqiptare.
Fjala arbënore e Kalabrisë, mat, me kuptimin 'breg-deti' dhe mat, me kuptimin ’kum-zalli’( në Shqipri) , kanë të bëjnë me Edoninë e lashtë e jo vetëm me Emathinë e lashtë, të cilat shtrirjen e vet e kanë pasur në rrjedhat e fundme të shumë lumenjve (Vardari,Struma,Mesta,etj.) që kanë sjellë zallë e kum,si dhe në brigjet e Detit të Thrakisë (Detit Egje),andaj,dijetarët antikë, po edhe banorët e vendit, nuk e kanë pasur për lajthitje që asaj krahine,qoftë e vogël, si Emathia, qoftë e madhe, si Edonia, t'i thonë herë Emathia herë Edonia që, përndryshe, ato krahina shpesh here kanë qenë të vërshuara prej lumenjve të mëdhenj që derdhen aty në brigje të Detit Egje. Analogjikisht,dijetarët antikë e banorët vendas kanë mundur të thoshin edhe Math -Edonia. Tingulli T edhe atëherë edhe në kohët e vona,është shqiptuar si i butë,si i palatalizuar, TJ,që në shqiptim të shpejtuar del si Q. Prandaj Petkoviq-i thotë se -TJ- si te emri i lumit Matja i përgjigjet tingullit Q te emri-toponim Maqedonia. Por edhe tingulli K në të gjitha kohët,është artikuluar si i butë,i jotizuar KJ , që ndaç Matjedonia - Maqedonia, ndaç Makedonia – Makjedonia - Maqedonia, është njëlloj. Në gjuhën shqipe joletrare TJ = Q: tjegull - qegull, tjetër - qetër (si Matja - Maqa). Po ashtu edhe KJ në të folmen popullore barazohet me Q: kjenë - qenë, kjaj - qaj, kjofsh - qofsh, etj.

No comments: