Sunday, September 20, 2009

Guidë Seksi në Tiranë


Prostitucioni, një plagë e rëndë që godet edhe Shqipërinë.



Afërdita 38 vjeç, nënë e dy fëmijëve ka 18 vjet që punon si prostitutë, pasi ka lënë pas një martesë të dështuar, një bashkëshort të dhunshëm, një divorc...

Fillimisht i duhej të punonte për të shuar urinë e saj dhe të fëmijëve, e gjatë ushtrimit të prostitucionit u bë gjithashtu përdoruese e heroinës.

“Shumë klientë kam patur në jetën time, duke nisur nga mosha 16-vjeçare deri në 70 vjeç. Ka nga ata që më kanë sharë në rrugë e më pas kanë ardhur tek une si klientë. Kur nuk kanë patur para, më kanë dhënë drogë e kështu jam bërë përdoruese e saj” - thotë kjo grua fatkeqe.

Afërdita ka dy klasë shkollë, punon pa tutor, është nëna që në sytë e fëmijëve shet kanaçe gjatë ditës, por që në mbrëmje duhet të bëjë punën e prostitutës.

“Secila nga prostitutat (60-70 të tilla) që njoh, bashkë me transvestitët, dalin për të punuar pas orës 20:30 të mbrëmjes”, thotë Afërdita.

E në fakt nuk ka nevojë për një hartë orientimi, se ku veprojnë këto punëtore të zanatit më të vjetër në botë. Turizmi i seksit zhvillohet në qendër të Tiranës, në monumentet kryesore të saj dhe si për ironi të fatit ‘perfundon’ tek Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Mes prostitutave ka studente, gra me fëmije dhe këtë punë e bëjnë vajza nga 18 vjeç deri në zonja 60-vjeçare.

TCH

Nëse në gjithë vendet e tjera europiane prostitucioni është një zanat i shitjes së trupit për fitime të majme, në Shqipëri ky zanat nxitet nga skamja e madhe dhe një pjesë e madhe prostitutash, nuk kanë të bëjnë fare me të qënit SEKSI, por vetëm me seksin si zanat.


Transvestit

No comments: