Wednesday, October 13, 2010

Atdhetarë...?

Me keqardhje të madhe më duhet të shkruaj sot se atdhedashuria rëndomtë është keqkuptuar në masë e shtrirje të gjerë mes shqiptarëve.

Duke u nisur nga djegia e flamurit shqiptar dje në stadiumin e Xhenovës, prej një huligani serb në ndeshjen mes Italisë e Serbisë për Eleminatoret e Euro 12-të, sot në realitetin virtual has çuditshëm një reagim "patriotiko-atdhetar" që ka pak apo aspak lidhje me atdhedashurinë.
Atdhedashuria nuk tregohet duke reaguar me mjete antidemokritke ndaj djegies së një flamuri prej një grupi huliganësh. Aq më shumë kur këto huliganë janë thjeshtë huliganë, siç gjen në çdo vend të botës sot.

Një pyetje dua t'u bëj atdhetarëve që u zgjuan sot?

Ku ishit strukur kur shteti shqiptar tentoi të shesë ujrat detare?
Ku ishit strukur kur Zv, kryeministri shqiptar krijoi nga hiçi një minoritet serb në Shqipëri duke i hapur rrugën hapjes së shkollave serbe në Shkodër e Fier?
Ku ishit kur Bollano u deklarua i pafajshëm, për heqjen e tabelave greke, kur shteti ra në Himarë për 13-orë?
Ku ishit strukur ???

Të dashur bashkëkombas shqipëtarë, e keni keqkuptuar atdhedashurinë.

Atdhedashuria shprehet siç edhe e thotë vetë fjalëformimi me dashuri ndaj vendit, me dashuri ndaj gjuhës, që kaq shumë e shkelni çdo ditë, me respekt ndaj figurave kombëtare që çdo ditë i përbaltni, me zgjerimin e njohurive rreth historisë shqiptare me të cilën duket sikur keni krijuar një abort të përhershëm, me shfaqje kulture të cilën nuk e hasim në rrugë e ambjente të ndryshme publike, me dashuri dhe respekt ndaj njëri-tjetrit, e cila dita-ditës duket më tepër si kujtim i socializmit.

Të reagojmë ndaj disa huliganëve që djegin një flamur, tregon që ne prekemi prej tyre. Por ne nuk duhet  të biem në nivelin e tyre të mjerë, pasi ata janë njerëz të bombarduar forcërisht me propagandë shtetërore antishqiptare.

Atdhetar, ha shqip, mëso shqip, fol shqip, jeto shqip!

Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

1 comment:

Unknown said...

Perle. Nje patriot eshte dhe ngelet patriot nuk behet me fushata dhe etapa gimi