Shikimet

Saturday, May 29, 2010

Mblesëri? Po, të lutem!

Duket si dukuri e anatemuar dhe krejt primitive, por shihet si shpëtimtare nga shumë vajza të fshatrave, sidomos zonave të thella të izoluara që më së shumti, banohen nga të moshuar. Kur flitet për këtë dukuri, kemi parasysh shkesinë (mblesërinë) në dy anët e saj, shkesine zakonore dhe atë moderne. Shkesia zakonore përgjithësisht mund të haset fare rrallë, ndërsa ajo e kohës, po bëhet gjithnjë e më e kërkuar.

Shkesia zakonore

Shkesia ka qene e vetmja menyre lidhjesh martesore prej shekujsh ne zonat veriore te vendit. P.sh., ne Mirdite behej qe ne djep.

Djali dhe vajza nuk kishin rast te njiheshin vetem kur te bashkoheshin ne martese. Pergjithesisht, ne martesa, merreshin parasysh disa karakteristike: a eshte shtepi e ndershme dhe e forte dhe me emer, si i kishte prinderit dhe si eshte daja i vajzes. Kjo lidhej me faktin qe shtepia te forcohej ne poziten e saj, tamam sic ngjiste me familjet mbreterore.

Zakonisht, mosha e burrit, gjithnje ishte me e madhe se ajo e gruas. Nderkaq, nje grua e mbetur e ve, mund te merrte dhe nje djale me te ri se veten. Kjo ndodhte kur familja e djalit mund te mos kishte gra dhe i duhej nje femer me eksperience. Grate e veja cmoheshin me teper ndaj dhe pagesa e tyre ishte me e larte.

P.sh., per nje grua te ve mund te jepeshin deri 30 qese (50 napolona), kurse vajzat e kishin 10 -15 qese (20-30 napolona).

Per te mbyllur kontraten e marteses, i zoti i shtepise se dhendrrit, i jep te zotit te shtepise se nuses nje shami, treqind grosh, dhe nje *myhyr*. Keto quheshin *sheja* dhe te pranuarit e tyre ka nje vlere te madhe. Te kthyerit e tyre, ose moszbatimi i marreveshjes, eshte nje fyerje e madhe dhe shume here rezultonte me vrasje..

Nese vajza nuk do te martohej me kete burre, babai ia kthen *shejen* dhendrrit, mirepo vajza, gjersa ky te jete gjalle, nuk duhet te martohet me njeri tjeter. Kundervajtja konsiderohej si cnderim dhe ana e djalit mund ta laje kete cnderim duke vrare nje nga familje e nuses.

Pagesa e qeseve behej me keste dhe kusuri jepej ne kohen e dasmes. Mundej qe babai i nuses ti kerkonte krushkut te pare 100 grosh dhe nese nuk ia shpinte ate dite te caktuar, mundet qe ta gjobiste, duke i kerkuar shtojce denimi.

Mbleserite moderne

Ditet e fundit te mbleserise zakonore u perjetuan pas vitit 1967. Ka ndodhur ne nje fshat te Lezhes, kur nje vajze e ndermjetesuar me shkesi me nje familje nga nje rajon tjeter, vendos ti jape fund asaj, duke e shpallur publikisht prishjen e lidhjes me shkesi. Ishte thuajse e njejta skeme qe ishte perdorur me nismen e nxeneseve te nje gjimnazi te Durresit per ate qe ne ate kohe u quajt *zhdukje e zakoneve prapanike dhe fshirje nga faqja e dheut e kishave, xhamive dhe objekteve te tjera te kultit*.

Prishja e fejeses me shkesi e vajzes nga Lezha, beri qe, Enver Hoxha, te mbante nje fjalim te zjarrte, duke nxitur dhe prishjen e fejesave te tilla me shkesi si zakone prapanike. Me pas kjo vazhdoj ne plotraste te tjera, madje me disa raste kur nderhynin direkt organizatat e masave, kryesisht ajo e rinise.

Me pas fillon nje epoke tjeter per lidhjet martesore, dhe ato kryesisht beheshin me njohje ne mes te rinjve, qe realizoheshin me takime ne brigada, aksione.

Kemi ate qe nuk kishte ndodhur kurre me pare, fejesa edhe brenda fshatrave, kur ato ishin tabu.
Madje ne Mirditen e hershme te vetqeverisjes permes bajrakeve, nuk jepej e merrej. Kjo ngjiste me ato qe quheshin *bajrake vellazen*, sic ishin bajraku i Oroshit dhe Spacit.

Ka nje rrefim qe vjen ne formen e legjendes qe lidhet dhe me Lisat monumentale te Marpepajve ne Orosh te Mirdites. Ne nje kuvend ku ishin mbledh kreret e Spacit dhe te Oroshit per te vendosur qe te kryheshin lidhje edhe ne mes ketyre bajrakeve, kalon me nje barre dru ne shpine Mara e Pepajve, e cila ne ecje e siper u thote: a u lodhet vellazen?! Qe nga ai moment, burrat e kuvendit e vendosen, nuk do te kishte martesa ne mes ketyre bajraqeve, rit qe u shua me kalimin e viteve.

Martesa brenda fshatrave, edhe ne kohen e regjimit komunist, nuk para kishte, por pas vitit 1967, kemi lidhje edhe ne mes djemve dhe vajzave nga veriu, jugu apo pjese te tjera te vendit.

Pas viteve ˜90?

Pas viteve 90, kemi nje perzierje lidhjesh, kur harta e tyre zgjerohet dhe me tej, ne fillim djemte, por me pas dhe vajzat, preferojne te martohen dhe me te huaj. Madje vajza qe i kishin kaluar vitet, dhe si te thuash quheshin *te mbetura ne dere*, gjejne rast per tu martuar jashte vendit, kryesisht ne Maqedoni, Kosove, por dhe ne Greqi e Itali dhe me pak ne vendet e tjera perendimore. Lidhjet, sidomos te disa vajzave per shkak te kalimit te viteve, mbajne ne vetvete vuajtje dhe sakrifice nga seksi femer.Njera prej tyre, pohon se u martova, pasi nuk mund ti rrija me familjes ne dere, dhe kur shkova nbe Maqedoni, burri qe mora kishte gruan tjeter tek shtepia, dhe ajo jeton si grua e dyte e tij, thjesht duke bere punet e shtepise dhe shuarjen e epsheve te burrit ne darke.

Plot vajza te tjera, martohen me te moshuar, vetem te mos kene shtetesine shqiptare. Per te realizuar kete njihen dhe disa *shkese* femra interesante. Njera prej tyre ka krijuar lidhje te tera ne Itali per femra nga nje qytet i vogel i Veriut qe njiheshin per vitet e shumta qe kishin mbi shpine te pamartuara.

Vajza te pamartuara?
Jane te shumta ne keto zona. Sidomos ne fshatra, njihen me qindra. Per mungese kontakti e fati, dhe per faktin tjeter qe fshatrat jane braktisur, kryesisht nga djemte, qindra vajza kane mbetur neper shtepi, duke u kthyer ne sherbyes te prinderve te moshuar, thuajse ne virgjeresha.

*Kam deshire te martohem, dhe te kem familjen time, pasi vitet po me ikin, thote nje vajze 35-vjecare, por askush nuk me ka kerkuar, dhe duket se do te plakem pa e shijuar martesen dhe familjen*. Ajo shpjegon me tej, se do ti dukej e embel cdo lloj shkesie, edhe ajo zakonore, mjafton te martohej me dike. Por problemet po agravohen dhe neper qytete, duke u shnderruar ne nje fenomen social mjaft te koklavitur.

BISEDE ME NJE SHKES

Ne ditet e sotme, nga sondazhet e bera, askund nuk gjen mbleseri zakonore, deri dhe ne fshatin me te thelle te Mirdites. Por funksionon mbleseria e re, ose ndryshe e quajtur si mbleseria moderne. Ka nga ata lloj shkesish, qe jane profesioniste te vertete. Njeri prej tyre, ka realizuar 15 lidhje mes vajzave dhe djemve, dhe eshte tejet i kenaqur qe te tere i kane ecur mbare dhe tere te martuarit gezojne familje te shendetshme.

P.K, ne rrefimin e tij si *shkes i regjur* i koheve te sotme, rrefen:

Njiheni si shkes i suksesshem, sa mund te keni realizuar deri me tash?

Per 5 vite kam realizuar mbi 15 shkesi ne mes djemsh e vajzash.

Ne cilat rajone?

Ne zonat perreth, ne Lezhe, Kosove, a gjetke.

Pse ne Kosove, si e realizonit?

P.sh., kam lidhur nje vajze 42-vjecare nga nje fshat i ketushem per ne Kosove. Atij i kishte vdekur gruaja, ndaj e lidha, ai kishte 3 vajza e 2 djem jashte shtetit dhe kishte mbetur vetem. Ishte burre i mire, me gjendje te mire ekonomike, ndonese ne moshe 59-vjecare. Sot jane shume te kenaqur.

Perse e beni kete?

Nuk e di, me jepet, me duket si dhunti, me vijne natyrshem raste te shumta qe i degjoj si hall ne mes familjaresh. Me duket sikur jap nje ndihme ne zbutjen e ketij problemi kaq te madh social, sidomos neper fshatra. Ne kohen e sotme vajzat jane teresisht te izoluara dhe pothuajse vuajne nga trauma te forta. Kane ndodhur jo pak raste qe vajza te ndryshme dhe jane vetvrare per shkak te mungeses se fatit.

Kur martohen, ndryshojne?

Plotesisht, madje u ndryshon per mire dhe cehrja, pamja e tyre. Ato jane shume te rregullta ne familje, krijojne familje te qendrueshme.

Si e ben lidhjen?

Fillimisht, u them prinderve, se u paraqitet nje rast per femijen e tyre, ndaj me se pari u kerkoj qe te shihen e bisedojne vajza me djalin. Ua caktoj dhe vendin se ku, dhe pasi i leme te bisedojne dhe te njihen sadopak, merret pelqimi e tyre, nese e vendosin njohjen me tej, e vazhdojne deri sa realizohet lidhja.

Paguhesh per kete?

Ngjet qe me paguajne, por nuk e bej per kete, u lind vete ne shpirt.

Sa te paguajne?

Deri dyqind a treqind mije leke te vjetra

Te cfare moshe jane lidhjet?

Jane qe nga ato te rejat fare, qe sapo mbarojne gjimnazet, e deri mbi 40 vjec.

A ka patur ndarje ne mes ketyre lidhjeve?

Absolutisht asnje, dhe kalojne shume mire. Madje po ndahen me shume ato qe njihen vete.



SHKODRA

Anila Dushi

Lidhur me martesat me shkesi, ne Shkoder, pergjithesisht, ekziston mendimi se u ka ikur koha, dhe kjo, me se shumti ne qytet, ndersa ne fshat mbleseria vazhdon te jete e pranishme ne martesat e te rinjve. Pyetjes: Do te martoheshit me mbleseri, ne qofte se nuk do te kishit mundesi tjeter, 10 te rinj shkodrane i jane pergjigjur: 8 thone se duan te martohen me dashuri dhe 2 pranojne te martohen me shkesi.

Ne 8 rastet kur shprehen se duan te martohen me dashuri, 4 prej tyre shprehen se do te pranonin mbleserine, ne rast se ato nuk arrijne te gjejne vete njeriun e zemres, por me kusht qe me pare te ulen e te bisedojne disa here me partnerin e ardhshem dhe ne rast se binden se perputhen ne mendime, te fejohen .

Po kesaj pyetjeje, 6 te rinj qe jetojne ne fshat dhe jane nxenes ne shkollen te mesme, shprehen se deshirojne te martohen me dashuri, por ne rast se kete nuk e gjejne, pranojne dhe shkesine, por duke e njohur me pare partnerin .

Pyetjes se prinderve: Do ti martonit femijet me mbelseri ne rast se ato (femijet) do te ishin dakord, 10 prinder nga Shkodra, (6 jetojne ne qytet dhe 4 ne fshat) pergjigjen :

4 nga prinderit qytetare shprehen se do donin qe femijet e tyre ta zgjidhnin vete shokun apo shoqen e jetes, por ne rast se ato pranojne te martohen me mbleseri, patjeter qe duhet te njihen me pare. Ndersa, ne dy raste, prinderit shprehen se nuk do te donin qe femijet e tyre te martoheshin me dashuri, por me mbleseri, por gjithmone duke u takuar me pare me partnerin qe u afrohet. Ndersa, nga 4 prinderit qe jetojne ne fshat, pohohet se do te donin ti martonin femijet me mbleseri .

Me se shumti, mes te rinjve shkodrane, ekziston mendimi se, martesa me dashuri, eshte me e mira, por dhe ne rastet e mbleserive, ato kerkojne ta njohin me pare partnerin dhe te takohen disa here me te perpara, dhe pse pohohet se ne fshat, kjo nuk eshte dhe aq e pranueshme, pasi familjet e vajzave, dhe pse ne dijeni te kerkeses per fejese, mendojne se vajzes u perhapen fjale ne rast se shihet duke pire kafe me djalin e propozuar. Ne mjaft prej ketyre rasteve propozohet qe me dy te rinjte qe takohen te jete dhe shkesi ose ndonje person i aferm i vajzes apo dhe djalit .

Prej rreth 5 vitesh, ne qytetin e Shkodres jane te perhapur martesat me mbleseri mes vajzave shkodrane, kryesisht te vendosura ne qytet pas viteve ˜90 , me meshkuj jashte vendit, nga trevat shqiptare ne Mal te Zi, Kosove e Maqedoni.

Behet fjale per vajza qe jane mes banoreve te rinj te qytetit, te ardhur nga zonat malore dhe qe akoma nuk jane te martuara. Sipas banoreve te ketyre zonave, kur vajza i kalon 25 vitet, ajo mund te kondiserohet si e *mbetur brenda*, qe nenkupton se, nuk ka mundesi martese, ose ato jane shume te vogla.

Ardhja ne qytet dhe veshtiresite, me te cilat keta banore ndeshen, ka bere qe numri i vajzave nga ky komunitet qe kalojne moshen 25 vjet, te rritet. Ne keto kushte, ne skene kane dale mbleset, qe realizojne martesat jashte kufijve.

Gjon DedeGjeka, banor ne lagjen *Mark Lula*, ne qytetin e Shkodres, nje lagje kjo e krijuar me te ardhur nga zonat malore pas 1990-es, rrefen per *Shekulli*-n se jane se paku 7 raste ne kete lagje, qe ai i njeh dhe i permend me emra, te cilet jane martuar me mbleseri ne Maqedoni, ne dy vitet e fundit. Madje, dhe te aferm te tij, jane martuar me kete menyre.

Gjeka rrefen se gjithcka ka nisur nga domosdoshmeria per te martuar vajzat dhe mbleset jane shqiptare te Maqedonise qe kane njohje me persona ne Shqiperi. Jane keta te fundit qe mund te thuhet se kane ngritur nje rrjet te tille mbleserie ne largesi, kur ne bashkepunim me mbleset ne Maqedoni realizojne martesa. Rasti me i fundit, rrefen Gjeka, eshte para kater muajve. Nje e aferme e tij eshte martuar ne kete menyre ne Bitola ne Maqedoni. Nje prej shkeseve shqiptare kishte njohje me familjen e saj, me origjine nga Shllaku. Bisedoi me babane e vajzes per mundesine e fejeses se saj ne Maqedoni. Vajza, D. L., ishte 27 vjec dhe e pamartuar. Pas dy javesh erdhi shkesi nga Maqedonia qe bashke me shqiptarin qe kishte bere filimisht biseden, i treguan fotografine e djalit qe kishin gjetur.

Pervec fotografise dhe adreses, ato i kane dhane dhe te dhena te tjera. Me pas ato moren dhe nje fotografi te vajzes ne grup, bashke me persona te tjere, per tia treguar djalit. Babai i vajzes, me ane te vajzes se nje kusheririt te tij te martuar dy vjet me pare ne Bitola, u interesua per djalin.

Me pas kerkoi qe ai te vinte ne Shqiperi. Djali, i cili jetonte ne fshat, erdhi bashke me dy shkesit dhe u priten ne shtepine e vajzes. Aty ato pane njeri-tjetrin, biseduan, pasi, dhe djali qe ishte 43 vjec, dinte shqip se u perkiste shqiptareve te Maqedonise, por gjithcka ne prani te te afermve te vajzes dhe dy shkesve. Po keshtu ndodhi dhe dy here te tjera kur djali e vajza qendruan ne nje dhome dhe biseduan, por ne prani te tjereve. Pas kesaj u shpall fejesa dhe me pas martesa. Ka raste kur dhendrri nuk vjen fare, por gjithcka behet permes fotografive dhe garanci jane njohjet e perbashketa.

Kjo ndodh vecanerisht kur shkes eshte nje e aferme e vajzes qe eshte martuar ne ate familje dhe hyn per te bere shkuesi, nje kusherire te saj per kunatin, apo kusheririn e bashkeshortit. Nisur nga besueshmeria e shkesit, cifti njihet vetem permes fotove dhe mund te komunikojne dhe ne telefon. Nje rast i tille ishte ne dhjetor 2007, kur E. D.,28 vjece, u martua me nje burre nga fshatrat e Struges, dhe kur shkuese ishte vajza e tezes se saj, e martuar tre vjet me pare po ne ate familje, e cila e lidhi kusheriren me kunatin e saj, vellane e burrit, tregon Gjeka.

Raste te ngjashme ka dhe ne martesat me shqiptare te Malit te Zi, apo dhe ne Kosove, por kryesisht ne zonen e Shkodres, martesat ndodhin ne Mal te Zi dhe ne Maqedoni. Ne te gjithe keto raste, shkeset paguhen nga te dy palet, pasi kane dhe shpenzime dhe u duhet te udhetojne. Lidhur me pagesen e shkeseve, eshte veshtire te dihet, pasi nga marrja e parave per nje sherbim te tille, ato ruhen dhe gjithcka behet ne biseda te ngushta.

Historikisht, mblesi apo shkesi, ne bashkimin e dy personave, gjithmone eshte *paguar* ne nje fare menyre. Ka qene djali ai qe ne Shkoder i bente dhurate te kushtueshme shkesit (deri para vitit 1990, kepucet kane qene dhurata me e perhapur per shkesit), ndersa vajza i dergonte peshqesh ne fejese dhe martese, sipas zakonit, se bashku me dhuratat e te afermve te dhendrrit.

Dhe pergjigja ishte: *I have never seen my husband*

Elona Demollari

Mendimi se metropoli shqiptar, Tirana, eshte i imunizuar nga dukuri si mbleseria, eshte i nxituar. Edhe ne Tirane, sidomos ne familjet e periferive gjen raste me shumice.

Nje meseuese e nje qender private te gjuheve te huaja ne kryeqytet, ku shkuam kete jave per sondazhin tone, na tregon habine ne lidhje me dy vajza, nxenese te saj.

Vajzat ishin kunata me njera tjetren (nuse vellai) dhe per shkak se burrat e tyre jetonin ne Angli u duhej me patjeter te kishin nje certificate mbrojtje gjuhe per te bere bashkim familjar. Ishin te moshes 23 dhe 24, njera ishte me origjine nga veriu dhe tjetra nga nje fshat i Tiranes.

Nje gje qe mesuesja nuk e harron kurre eshte ajo cka ka ndodhur ne nje ore mesimi. *Me duhet te pyesja rreth nje teme qe kishim ate dite ne mesim. Kur kam degjuar pergjigjen, jam shtangur. Pyetja ne librin qe perdorim si metode ishte: *Kur e keni pare per here te fundit burrin tuaj*? Dhe pergjigja ishte: *I have never seen my husband*. (nuk e kam pare kurre burrin tim…*).

Prej kesaj pergjigje u hap nje bisede ne klase, dhe vajza 23 vjecare qe kishte shkruar ate pergjigje, u tha bashke-nxenesve se kishte 7 vjet e fejuar ne Angli, por burrin e saj nuk e kishte takuar ende. I vetmi mjet qe i bente te afert me njeri tjetrin ishte telefoni.

Burrin ia kishte *rregulluar* nusja e vellait, e cila jetonte ne Angli. Vajza pohonte qe e donte burrin e saj, kishte rene ne dashuri dhe pse pa e pare asnjehere, pervec disa fotografive.

Ajo jetonte tek shtepia e saj, por shpesh shkonte dhe tek vjehrra.

Kunata tjeter, 24 vjecarja duhet ta konsideronte veten me me fat, ajo kishte 5 vjet e fejuar dhe e kishte takuar 3 here burrin dhe pse jetonte ne Angli dhe ai.

Per tu kujdesur per te dyja kunatat, ishte djali tjeter i shtepise, vellai i vogel i cili duhet te rrinte ne shtepi per tu kujdesur per te dyja nuset e vellezerve qe ishin ne emigrim.

SONDAZHI

49 VAJZA TE PYETURA :

Do te martoheshit me mbleseri ne qofte se nuk do te kishit mundesi tjeter?

39 - Jo

10 - po

Katër pergjigje nga vajzat qe thane se do te pranonin:

1. Ne fund te fundit si kane ardhur kohet sot, eshte e vetmja menyre e sigurt qe ke per martesen

2. Nese do te ishte ai qe kam enderruar gjithnje, cte keqe ka te martohem keshtu?

3. Edhe prinderit e mi jane martuar ne ate menyre dhe kane 20 vjet te lumtura martese.

4. Nuk eshte ndonje hata e madhe, ne fund te fundit, edhe njohjet e tjera nga zeroja fillojne.


Katër pergjigje nga vajzat qe thane se nuk do te pranonin.

1. Nuk e mendoj fare te martohem e jo me te martohem ne kete menyre

2. Nuk mund ta le veten ne doren e te tjereve

3. Pse akoma ne kohen e qepes jemi ne???

4. Nuk mendoj se mund te martohem me nje njeri qe nuk e dua


51 PRINDER TE PYETUR :

Do ti martonit femijet me mbleseri nese ata do te ishin dakord me kete menyre?

40 - Po

11 - Jo


G. Shekulli

No comments: