Një parajsë për pak veta dhe një ferr për të tjerët!!
"Mirë që popullsia nuk kupton sistemin tonë bankar dhe monetar, sepse po ta kuptonte besoj se para se të vinte dita e nesërme do të shpërthente një revolucion”= Henry Ford
Të flasësh për paratë ka qenë gjithmonë e vështirë sidomos në këtë periudhë historike ku jetojmë. Paraja është në qendër të ekzistencës sonë dhe për shkak të parasë kemi braktisur ritmet natyrore të të jetuarit në harmoni me botën që na rrethon.
Ndryshimet qe po perballojme qofte individuale ashtu edhe si shoqeri na kerkojne nje shkalle më të larte pergjegjesie , e kuptuar ne sensin etimologjik të aftesise ne dhenien e nje zgjidhjeje presjoneve të forta qe na vijne.
Perballohemi me dobesite tona, me friken tone dhe lindin keshtu të verteta të fshehura qe duhen perballuar. Midis gjerave të shumta qe po dalin ne drite eshte edhe e verteta mbi parate si mjet per të ruajtur pushtetin mbi popullsine.
Mekanizmi eshte i thjeshte dhe efikas:
Hapi i pare eshte zhytja ne borxhe e Shtetit me ane të marreveshjeve sekrete politike.
Bankat Qendrore , ndryshe nga ajo qe mendohet, jane pronesi private qe kane pervetesuar mundesine e prodhimit të monedhes, mundesi kjo qe natyrisht duhet ti perkase popullit (sovranitet monetar) sepse eshte populli, qe punon per të krijuar pasurite.
I mbani mend kartemonedhat e vjetra? Ato ishin të Qeverise/Shtetit , ishin prone e jona dhe nuk duhej t'ia rikthenim askujt. Dhe askush nese i kishim keto kartemonedha ne xhep nuk na kerkonte interesa ne fund të vitit. Mbi to ishte shkruar “Republika e X Y shteti. Kartemonedhe e Shtetit sipas ligjit ne fuqi”. Firmat qe rezultonin mbi kartemonedhe ishin të Drejtorit të Pergjithshem të Thesarit, Arketarit Special dhe vula e Gjykates se Llogarive. Sot mbi monedhen prej 50 euro nuk eshte shkruar më asgje!
Monedha qe eshte prodhuar vetem me koston tipografike vendoset ne qarkullim ne kembim të futjes ne borxh të Shtetit qe njerr ne qarkullim Obligacioneve Shteterore, të cilave u rendojne taksa e interesit qe eshte vendosur nga Banka Qendrore.
E gjithe kjo çeshtje nis më 22 korrik 1944 (shek 20-të) kur Shtetet e botes skicojne nje sistem të ri monetar ne USA (Bretton Woods). Ne kete sistem të ri, të gjitha monedhat ishin të konvertueshme ne dollare, dhe vetem dollari ishte i konvertueshem ne Flori.
Qe nga kjo dite ( kur Europa ishte akoma ne faze lufte dhe disa vende nuk kishin as monedhen e tyre) të gjitha shtetet e botes krijuan rezerva per kartemonedha qe do të perdornin dollare, i cili ishte e vetmja oferte e madhe ne treg.
Ne fillim të viteve ’70, 80% e rezervave valutore të të gjitha shteteve të botes ishin të perbera ne dollare. SHBA dhe Anglia morren pjese me 80% secili ne krijimin e FONDIT NDERKOMBETAR MONETAR (FMI) dhe llogjikisht kushtezuan aktivitetin e FMI ne menyre te vendosur.
Por Anglia nuk ishte më ajo Anglia e dikurshme prandaj nga kjo situate perfitoi SHBA e cila filloi të prodhoje më shume dollare sesa gazeta, duke qene se ishte Dollari (monedha amerikane) qe garantonte ekuilibrin e sistemit. Por ne kete menyre shume shpejt edhe dollari nuk mund të konvertohej më ne Flori. Gjithashtu kartemonedhat e para ishin të Shtetit (ne to shkruhej United States), por duke nisur nga 1963 u bene private pra u bene prone e Federal Reserve (FED). Më pas më 15 gusht 1971, presidenti amerikan Nixon deklaroi ne Camp David vendimin e pezullimit të konvertmit të dollarit ne Flori, dhe si rrjedhoje shfuqizimin e njeanshem të marrveshjeve të 22 korrik 1944. Gushti 1971 eshte nje date e rendesishme ne hstorine e Parase, pasi eshte momenti themelor per të kuptuar natyren e vertete të monedhes.
Qe nga ai moment Parate jane të “çliruara” nga çdo raport qe mund të kene me Floririn, dhe shtetet kane vazhduar të prodhojne Para të bazuara ne hiç.
Dhe faktikisht Rezervat e Floririt nuk egzistojne më si garanci per Parate.
Madje rezervat aktuale të shteteve të botes nuk kapercejne 200.000 tonelata, nderkohe qe kundervlera ne Flori i të gjitha kartemonedhave dhe barasvlefshmeria monetare qe qarkullon neper bote me çmimet aktuale, i korrespondon 75.000.000 tonelata Flori .
Por perse ka ndodhur ky “çlirim” i kartemonedhes nga Floriri?
U detyruan! Sepse bota arabe u zgjua nga gjumi dhe kishte kuptuar se poshte kembeve të tyre qendronte lenda e pare energjitike e botes perendimore qe ishte NAFTA (gjate viteve te krizes energjitike ne perendim)!!
U themelua OPEC , por arabet refuzuan pagimin ne kartemonedha dollaresh dhe pretenduan të paguheshin ne Flori, i cili mungonte. Atehere arabet brenda pak muajsh rriten 4 here çmimin e naftes per fuçi. Sa per histori ishin pikerisht arabet qe ne vitet 800-1000 të eres sone ne zonen e Mesdheut shpiken idene e pagimit me ane të çekut (cheque, chek), qe ishte i barasvlefshem me nje vlere reale të nje sasie ne Flori.
Te ardhurat nga shitja e Obligacioneve i shkojne të gjitha Bankes Qendrore dhe Shteti ndodhet i zhytur ne borxh (debia publike), psh ne Itali: per 1.429 miliard Euro shteti paguan çdo vit 6% te kesaj shifre ne interesa, dhe ja paguan subjekteve të huaja qe posedojne mbi 50% te kuotave te Obligacioneve.
Duke mos patur para Banka Qendrore eshte e detyruar te nxjerre ne qarkullim Obligacione te tjera, dhe ne kete menyre Shteti vazhdon të krijoje borxhe të tjera të reja!! Nga kjo xhiro vicioze, Shteti jo vetem qe nuk mund te ktheje me kapitalin por nuk eshte me ne gjendje te paguaje as interesat atyre subjekteve te huaja qe posedojne mbi 50%.
Debia Publike eshte baras me vleren nominale te te gjith Pasivit Bruto te konsoliduar nga administratat publike, entet lokale, institutet e sigurimeve shoqerore etj. Debia perbehet kryesisht nga Obligacionet Shteterore te nxjerra ne qarkullim ne tregun e brendeshem e ate te huaj, qe perfaqsojne te pakten 83% te debise publike!!
Vlerat rifreskohen çdo 6 – muaj dhe i referohen 31 dhjetorit te secilit vit.
Hapi i dyte eshte zhytja ne borxh e qytetareve.
Bankat Tregtare sipas ligjeve aktuale bankare mund të krijojne Para Virtuale, thjesht duke klikuar ne kompjuter, deri 98 here të depozitave qe kursimtaret dhe nderrmarrjet kane prane tyre. Praktikisht nese qytetari ne bank depositon 100 euro, banka (pasi eshte depozituar rezerva fraksionare ne Banken Qendrore) keto para i jep hua 10 here (e ndofta edhe më shume) 10 personave të ndryshem duke u marre atyre edhe interesat. Pra fale pasurimit të genjeshtert (para kartemonedhe të bankes qendrore), ose virtual (para elektronike qe eshte akoma më keq se ajo e kartemonedhave pasi nuk egziston) sistemi bankar privat fiton pasuri reale, e cila eshte kryer nga puna konkrete/reale e të gjithe neve. Dhe nese nuk jemi ne gjendje të kthejme huane/borxhin bashke me interesat atehere bankat na konfiskojne pasurite e luajtshme dhe të paluajteshme: shtepite, nderrmarrjet (kompania Fiat) etj
Ky mashtrim nuk ndodh thjeshte vetem ne Itali, por ndodh ne të gjithe boten pa perjashtim! Ne boten perendimore aplikohet skema e lartepermendur. Ndersa ne vendet e botes se trete aplikohet vjedhja e pasurive të lendeve të para me ane të huave/borxheve (të cilat asnje nga keto shtete nuk eshte ne gjendje ti kthej) të dhena nga Banka Boterore dhe Fondi Monetar Nderkombetar.
Praktikisht nese jap 100 euro para borxh dhe kerkoj 105 euro, do të kem gjithmone dike të cilit do ti mungojne 5 euro dhe do jem i sigurt se gjithmon e më shume njerez ose shtete do varen nga une. Brenda ketij mekanizmi të degjeneruar, konkurrenca dhe lufta eshte e eger per te fituar keto 5 euro, dhe si rrjedhoje kemi: rritjen e çmimeve, taksat jane me të larta, mohohen të drejtat elementare, dhe kunderveniet politike jane shume të forta (dhe të kota).
Perfitimet e medhaja dhe të paligjshme të krijuara nga sistemi bankar, perdoren per të nxitur luftrat, per të rritur perçarjet dhe per të ashpersuar konkurencen midis individeve, ndermarrjeve dhe shteteve .
Mirseardhet ne ferr!!
Cfare mund të behet?
Gjithkush mund të jape kuntributin e tij po pa ia deleguar kete kontribut askujt tjetri. Ky mekanizem kontrolli bazohet ne INJORANCE dhe ne MUNGESEN E INFORMACIONEVE!
Duke u ndergjegjsuar mi funksionimin e ketij sistemi dhe duke ua bere të ditur të tjereve, më shume njerez do njihen me kete të vertete dhe kjo do beje qe të jete më i lehte demaskimi i ketij fallsiteti.
Ne menyre të shkallezuar pasi të kapercehet momenti i pare i refuzimit të kesaj të vertete, do ndergjegsohemi se jetojme ne nje bote të madhe iluzionesh: ne iluzionin se gjoja jemi të lire, ne iluzionin fals të demokracise, ne eluzioni fals te feve, ne iluzionin e poltikes, ne iluzonin e varferise. Të ndergjegjsuar se e gjithe kjo qe po jetojme eshte nje burg i padukshem per trurin tone, perçarjet do kene më pak rendesi dhe peshe, dhe kalimi ne nje forme të re jetese do jete natyral.
Lexim të mbare dhe shpresoj se do të frymezoje dike!
Pierluigi Paoletti
Si funksionon “Sistemi Monetar”.
Seigniorage: Eshte nje mashtrim kolosal i lindur dhe i zhvilluar fale injorances, censures, disinformacionit, e mbi të gjitha fale mendjeve të mbyllura. Eshte nje akt jo-legal qe aplikohet sistematikisht nga Banka Qendrore Europiane, e cila e perkufizon “Sherbimi i Thesarit të Shtetit” . Seigniorage eshte diferenca e vleres midis kostos tipografike (letra dhe boja) të shpenzuar efektivisht per të shtypur e per të vendosur ne qarkullim kartemonedhat, dhe vleres se pjeses se jashtme pra asaj numerike të shkruar mbi vet kartemonedhat.
Banka shtyp kartmoedha dhe ne vend qe t'ua jap popullit sovran të Bashkimit Europian, i jep atij hua me VLEREN E JASHTME, plus interesit vjetor të emertuar “takse/perqindje e skontimit”. Ne kete menyre nje kartemonedhe 100 euro qe mund ti jepet shtetit me vleren 0,05 euro cent, faktikisht i kushton shoqerise 102,5 euro. Pra më shume sesa vlera e jashteme qe eshte shkruar mbi kartemonedhe.
Seigniorage eshte pushteti i venies ne qarkullim të kartemonedhave me nje vlere nominale shume here më të larte sesa vlera vetjake qe kane , e si rrjedhoje perfitohet nje fitim nga sovraniteti i monedhes.
Ne momentin kur Banka Qendrore Europiane qe shtyp monedhat blen të mira duke perdorur kete monedhe qe asaj i ka kushtuar shume pak, ajo fiton nje fuqi blerese unike.
Jo vetem kaq, Banka Qendrore qe shtyp zyrtarisht monedha me nje çmim qesharak (shume të ulet), vedos ne Bilancin PASIV jo koston tipografike të shpenzuar realisht (letra dhe boja), por vleren numerike të shkruar mbi monedhat dhe kartemonedhat!!
Seigniorage ne kete menyre kthehet ne PASIV per Banken, prandaj nuk eshte i tatueshem dhe i shmanget pagimit të taksave.
Nje shembull i Seigniorage eshte kur pronari i nje kazinoje ne kontabilitet të vendose ne pasiv jo koston e prodhimit të fishave por vleren nominale qe eshte shkruar mbi fishat.
Pra ne kete menyre Shtetet antare te Bashkimit Europjan detyrojne qytetaret e tyre qe të paguajne kete mbiçmim duke e taksuar si “debi publike”.
Meqenese Banka Qendrore Europiane shtyp kartemonedha të garantuara nga hiçi pa nje kundervlere (flori, argjend, etj), vazhdon të shtyp kartemonedha sa të doje pa asnje kontroll ne drejtim të debise publike. Ata qe nxjerrin kartemonedhat ne qarkullim, vetmarrin titullin e pronarit edhe pse ne realitet nuk jane pronare të asnje vlere qe të mund ti perkoje vleres se monedhes ne qarkullim.
Gjithshka e ka originen ne vitin 1694 kur Floriri u trasformua ne leter nga Banka e Anglise. Themeluesi i B. Angleze ishte William Paterson i cili ka deklaruar ne ato vite: “Banka perfiton nga interesi mbi monedhat, qe krijon nga hiçi”.
Akoma më i paskrupullt dhe cinike eshte pohimi më 1773 i Amschel Mayer Rothschild themeluesi gjerman i nje perandorie financiare qe deklaronte: “Politika jone eshte ajo e nxitjes se luftrave, por duke drejtuar Konferencat e Paqes ne menyre qe askush nga palet ne konflikt të mund të kete fitime territoriale. Luftrat duhet të drejtohen ne nje menyre qe Kombet qe marrin pjese, të zhyten gjithmon e më shume ne borxhe e si rrjedhoje gjithmone e më shume nen pushtetin tone”
Ne 1885 Karl Marks shkruante ne librin Kapitali (Libri I, kapitulli 24, paragrafi 6,Editori Riuniti, Roma 1974, faqet 817-818): “ Qe nga momenti i lindjes Bankat e Medha të zbukuruara me emertime kombetare nuk kane qene gje tjeter veçse spekullues privat, qe i bashkengjiteshin qeverive dhe fale privilegjeve të fituara ishin ne gjendje tu jepnin qeverive para. Si rrjedhoje rritja e debise publike nuk ka mates më të mire sesa ngjitja progressive e aksioneve të ketyre bankave. Banka e Anglise më 1694 filloi ti jepte qeverise para hua me 8% , njekohesisht ishte e autorizuar nga parlamenti të shtypte monedha me të njejtin kapital të cilin ua jepte hua popullit ne forme kartemonedhe. S’kaloi shume kohe dhe kjo monedhe kredie e fabrikuar nga vet B. e Anglise të kthehej ne ate monedhe qe Banka do e perdorte per ti dhene hua Shtetit dhe qe do të sherbente per të paguar interesat e debise publike.”
Krijimi i parase nga kredia e perpjestueshme (copezuar).
Sipas William Paterson Bankat kane pushtetin e krijimit të parave nga hiçi! Per të kuptuar më mire kete mekanizem po marrim nje shembull të vogel numerik: Kemi depozituar ne banke ne llogarine tone rrjedhese, 100 euro ne forme të hollash (kesh). Keto 100 euro banka mund t'ua jape borxh per 5000 euro, gjithkujt qe paraqitet ne Banke dhe kerkon nje hua (ndermarrjeve, privateve, kredi, etj). Si mundet banka të jape 5000 euro hua nese ka të depozituar vetem 100 euro?? Nga mbijne ato 4900 eurot e tjera???
Ky operacion i shumimit të parave quhet Kredi e Perpjestueshme (copezuar), dhe mundesohet nga e ashtequajtura Rezerve Bankare (vlera e të ciles percaktohet nga Banka Qendrore Europiane). Ne aspektin e parase Rezerva Bankare eshte nje perqindje qe tregon sasine minimale qe nje Banke duhet të ruaj fizikisht ne arken e saj, pikerisht si nje rezerve.
Me nje Perqindje të Rezerves baras me 10% nje Banke, ato 100 euro (të cilat vendosen menjehere ne rezerve), mund ti jape hua 1000 euro (10% e 1000 euro=100).
Sot perqindja e rezerves eshte 2%, si rrjedhoje 100 eurot do të shumohen dhe do të jen 5000!
Dhe faktikisht nje Banke per çdo 100.000 euro virtuale te shenuar ne kompjuterat e saj, mjafton te kete realisht 2000 ne forme kartemonedhe! Ky quhet “falimentim teknik (bancarotta tecnica)” pasi ne fund të fundit bankat realisht kane ne arke vetem 1 të pesedhjeten e parave qe mendohet se kane! Kjo qe thame pak më larte mund të vertetohet fare thjesht: Nese të gjithe individet qe kane llogari rrjedhese ose depozita kursimi prane bankes, të paraqiteshin të gjithe njekohesisht ne banke per të terhequr të gjitha parate e tyre, banka nuk do të ishte ne gjendje t'ua kthente të gjitheve keto para (ashtu siç ndodhi ne Argjentine). Ne nje situate të tille Banka do të mbyllte menjehere sportelet e shperndarjes se parave dhe do të kerkonte nderhyrjen e Bankes Qendrore Europiane, e cila do të shtypte dite e nate euro per të permbushur kerkesat dhe per të mos lejuar falimentimin real të Bankes. Dhe ja ku del qellimi i vertet i Bankes Qendrore Europjane: mos lejimi i falimentimit të Bankave Tregtare Private. Dhe eshte kjo arsyeja qe B. Qendrore Europiane quhet ndryshe “Huadhenes i Shkalles se Fundit”.
Por ne nje situate të tille ne të cilen B. Qendrore Europiane shtyp para te reja per te shpetuar banken tregtare private, shuma monetare qe eshte ne qarkullim rritet duke krijuar keshtu INFLACIONIN!
Duke u kthyer tek çeshtja e krijimit të parave nga hiçi, më saktesisht banka me ato 100 euro fillestare mund të jape hua 4900 (5000 minus rezerven e 2% pra 100 eurot fillestare) sepse pikerisht 100 euro duhet të ngelen fizikisht ne rezerve.
Me keto para qe banka nuk i ka fizikisht ne arke pasi krijohen nga hiçi, banka fiton akoma edhe perqindjen e interesit (interesa mbi huate, kredite e ndryshme etj). Keto interesa sebashku me krijiin e parase jane duke i zhvatur pasuri shoqerise, njerezve dhe gjithe shteteve (perfshih dhe SHBA qe kane nje borxhin publik më të lartin ne bote), duke i detyruar të gjithe të zhyten ne borxhe.
Por lojerat e krijimit të parase nuk mbarojne ketu!!!
Edhe ato 5000 euro të krijuara nga hiçi pasi hyjne ne ciklin ekonomik kane per tu khyer heret a vone ne sistemin bankar ne forme depozitash. Keto depozita kane per tu kthyer ne rezerva te reja, me te cilat banka ka per te dhene serisht hua nga hiçi. Ky eshte cikli i paskrupullt dhe i rrezikshem i finances bankare!
Parate qe jane ne qarkullim nuk jane te Shtetit por te korporatave private (bankave, Banka Qendrore Europjane, FED) qe e kane krijuar nga hiçi dhe mbi te cilen kane aplikuar taksa. Keto para jane para private dhe krijojne debine publike!
Bankat Qendrore jane private.
Ka raste kur vetem disa Banka Qendrore jane pjeserisht te kombetarizuara , siç eshte rasti i Bankes se Anglise. Pjesa tjeter e Bankave Qendrore jane te kontrolluara nga ortake private, dhe si rrjedhoje jane private. Banka e Italise psh eshte banke private!
Ne dosierin “Kerkime & Studime të Mediobankes” (da R & S, Ricerche & Studi di Mediobanca, 2003, pag. 1.149) e drejtuar nga Fulvio Coltorti eshte publikuar lista e aksionerve (pronareve) të Bankes Italiane. Ky studim duke hetuar bilancet e bankave, të sigurimeve etj ka gjetur edhe kuotat qe percaktonin pjesemarjen me aksione ne kapitalin e Bankes Italiane.
Lista e pronareve private të Bankitalia dhe perqindjet e aksioneve qe posedojne:
ORTAK DHE PRONARE TË BANKES QENDRORE ITALIANE
➢ Gruppo Intesa (27,2%)
➢ INPS (5%)
➢ Gruppo San Paolo (17,23%) (qe operon edhe ne Shqiperi)
➢ Banca Carige (3,96%)
➢ Gruppo Capitalia (11,15%)
➢ BNL (2,83%)
➢ Gruppo Unicredito (10,97%)
➢ Gruppo La Fondiaria (2%)
➢ Assicurazioni Generali (6,33%)
➢ Gruppo Premafin (2%)
➢ Monte dei Paschi Siena (2,50%)
➢ C. Risparmio Firenze (1,85%)
➢ RAS (1,33%)
➢ Anonimi (5,65%)
Tre jane Bankat maxhoritare private qe kontrollojne me 55,58% B. Qendrore Italiane:
Intesa (27,2%), San Paolo (17,23%) e Capitalia (11,15%). Banka Qendrore Europjane (BCE) eshte zyrtarisht prone e bankave qendrore të shteteve antare të BE. Meqense Bankat Qendrore kontrollohen nga shoqeri bankare private, si rrjedhoje edhe BCE eshte nje shoqeri private.
Për informacionin e plotë, ndiqni lidhjen e mëposhtëme :
http://www.forumivirtual.c
No comments:
Post a Comment