Në pjesën më të madhe të historisë njerëzore, jeta e grave ishte, tamam, në mëshirë të virgjërisë. Një grua që humbiste virgjërinë përpara se të martohej duhej të ndëshkohej : ajo nuk nderohej, familja e saj poshtërohej prej saj, askush nuk dëshironte të martohej me të dhe ajo rrihej madje edhe e vdiste familja. Nuk kishte rëndësi nëse ajo e humbiste virgjërinë me vullnet, ose përdhunohej.
Gratë qe e humbitnin virgjërinë kur nuk ishin akoma të martuara, ato humbitnin të drejtën e pasurisë. Kjo i bënte ato pa shtëpi dhe i linte pa asnjë mundësi jetese për veten. Shumë nga këto gra që u mohohej pronësia, përfundonin në prostitucion që të mbanin veten. Ato nuk e donin këtë, por ishin të detyruara sepse nuk kishin ku të shkonin dhe nuk kishin asgjë tjetër të shisnin veç trupit të tyre.
Në Athinën e vjetër, ligji kërkonte që gratë e reja që humbitnin virgjërinë përpara martesës, të shiteshin si skllave. Kjo ishte gjithçka që ato meritonin sapo shkatërronin reputacionin e tyre dhe nderin e familjes së tyre. Ligji Romak i lejonte baballarët t’i vrisnin vajzat e tyre dhe burrat që kanë tërhequr ato, kur vajza e humbte virgjërinë përpara martesës. Po njësoj ka qenë edhe në vende dhe kohë të tjera. Në disa pjesë të botës, akoma dhe sot ekzistojnë “krimet e nderit”. Gratë që humbasin virgjërinë përpara martesës mund të rrihen, mutilohen (shkatërrohen), ose vriten nga familja. Justifikim për këtë është se babai, vëllai ose një i afërt mashkull i saj mendon se ajo ka bërë diçka “jo të ndershme”.
Shkurt: Virgjëria ka qenë, ndonjëherë, çështje jete ose vdekjeje. Herë të tjera ajo ka bërë që jeta e vajzës të ndryshojë nga një jetë mizerabël në varfëri, në një jetë të lumtur, të gëzuar e të begatë. Ajo ka përcaktuar në se do të gjesh dot një partner,ose jo. Por nuk kanë qenë të rralla rastet kur këto gjëra kombinoheshin të gjitha së bashku.
Admin ne Shoqeria Blog
Gratë qe e humbitnin virgjërinë kur nuk ishin akoma të martuara, ato humbitnin të drejtën e pasurisë. Kjo i bënte ato pa shtëpi dhe i linte pa asnjë mundësi jetese për veten. Shumë nga këto gra që u mohohej pronësia, përfundonin në prostitucion që të mbanin veten. Ato nuk e donin këtë, por ishin të detyruara sepse nuk kishin ku të shkonin dhe nuk kishin asgjë tjetër të shisnin veç trupit të tyre.
Në Athinën e vjetër, ligji kërkonte që gratë e reja që humbitnin virgjërinë përpara martesës, të shiteshin si skllave. Kjo ishte gjithçka që ato meritonin sapo shkatërronin reputacionin e tyre dhe nderin e familjes së tyre. Ligji Romak i lejonte baballarët t’i vrisnin vajzat e tyre dhe burrat që kanë tërhequr ato, kur vajza e humbte virgjërinë përpara martesës. Po njësoj ka qenë edhe në vende dhe kohë të tjera. Në disa pjesë të botës, akoma dhe sot ekzistojnë “krimet e nderit”. Gratë që humbasin virgjërinë përpara martesës mund të rrihen, mutilohen (shkatërrohen), ose vriten nga familja. Justifikim për këtë është se babai, vëllai ose një i afërt mashkull i saj mendon se ajo ka bërë diçka “jo të ndershme”.
Shkurt: Virgjëria ka qenë, ndonjëherë, çështje jete ose vdekjeje. Herë të tjera ajo ka bërë që jeta e vajzës të ndryshojë nga një jetë mizerabël në varfëri, në një jetë të lumtur, të gëzuar e të begatë. Ajo ka përcaktuar në se do të gjesh dot një partner,ose jo. Por nuk kanë qenë të rralla rastet kur këto gjëra kombinoheshin të gjitha së bashku.
Sot ne Shqiperi a eshte kapercyer kjo tabu? A jemi te gatshem te martohemi me nje vajze jo te virgjer?
Admin ne Shoqeria Blog
VIRGJËRIA/ 12 pyetje përgjigje
Virgjëria, siç dihet, ka qenë një topikë shumë e nxehtë në të gjithë historinë njerëzore dhe vazhdon të jetë e tillë edhe në ditët tona. Është kjo arsyeja, që, në formën e një autointerviste, do të përpiqem t’u jap përgjigje disa prej pyetjeve të panumërta, që vazhdimisht bëhen lidhur me virgjërinë.
Pyetje: Me që jemi në atmosferën e Krishtlindjeve, sa për kuriozitet dhe për arsye se shumë njerëz janë të paqartë, a mund të themi diçka për “Virgjëreshën Mari”, dhe për “koncepcionin immakulat” të saj (ngjizjen e papërlyer)
Përgjigje: Ngjizja e papërlyer (immaculate), në doktrinën katolike ka të bëjë me Virgjëreshën Mari (Virgin Mary)
Kisha katolike na mëson se Maria, falë një mrekullie, mbeti shtatzënë pa bërë seks. Ajo është e çliruar nga mëkati “Origjinal”, të cilin të gjithë të gjallët e mbartin me vete, që nga momenti që lindin. Maria duhej të ishte ndryshe nga të gjitha gratë, që të sillte në jetë Krishtin. Ajo duhej të ishte shpirtërisht dhe moralisht e pastër. Vetëm duke qenë kështu, në mënyrën më të perfeksionuar të mundshme, ajo do të ishte e aftë të sillte djalin e zotit. Virgjëria është vetëm njëra pjesë e pastërtisë së saj të përgjithshme. Sipas doktrinës katolike, në qoftë se Maria do të ishte vetëm virgjëreshë, por që nuk do të bënte një ngjizje immakulare (të papërlyer), ajo nuk do të ishte, aq sa duhet, e pastër për të luajtur rolin që kreu, të sillte në jetë Krishtin. Ajo do të kishte në veten e saj gjurmë të mëkatit origjinal, po të mos ishte edhe e virgjër, edhe e papërlyer.
Shumë është folur dhe akoma vazhdon të flitet për sindromën “Madonë/lavire” tek burrat. Ç’është ky sindrom? Është fakti që burrat, nga njëra anë e idealizojnë gruan “si virgjëreshë, si grua dhe si nënë”, dhe nga ana tjetër shikojnë tek ajo gruan e erotizuar “si lavire, të përdalë dhe lozonjare”. Industria e sotme shumëbilionëshe pornografike, në pjesën më të madhe të saj është e bazuar mbi këtë dikotomi të qëndrimit të burrave ndaj grave. Kjo dikotomi është edhe justifikimi më i mirë për violencën që burrat ushtrojnë ndaj grave.
Pikëpamja se gratë janë tundonjëse, mëkatare, janë djalli vetë, pra qytetare të klasës së dytë, është shumë e vjetër në shoqëritë patriarkale. Në botën perëndimore kjo pikëpamje arriti kulmin dhe u shndërrua në misogyny (urrejtje për gratë) në shekujt e parë të kristianizmit. Me nënën që lindi Krishtin, që ishte një virgjëreshë e përjetshme, u idealizua mëmësia dhe modeli, tek i cili duhet të aspirojë çdo grua kristiane. Një grua supozohettë bëjë fëmijë, por kurrë nuk duhet të njollosë emrin dhe reputacionin e saj me mendime ose kënaqësi seksuale. Ky imazh i pamundur i “nënë-virgjëreshës“, që shkon kundër biologjisë dhe natyrës, solli pasoja që rezonojnë akoma edhe sot lidhur me gruan dhe virgjërinë.
Deri në vitet e vonshme, kisha katolike predikonte se e vetmja arsye që një burrë dhe një grua bëjnë seks, është që të ngjizin një fëmijë. Në vitin 1960, kur gratë në botë dogjën të brendshmet e tyre, të përfshira në revolucionin që u quajt çlirimtar për gratë, Papa Paul VI, iu drejtua një audience me mjekë obstetër dhe gjinekologë në Romë, ku foli për mënyrën se si profesioni i tyre duhet ta shikojë secilën grua:
“Gruaja është një vizion i pastërtisë virgjine, që krijon moralin dhe sentimentet emocionale më të larta të zemrës humane... Ajo është krijesa më e ëmbël, që këndon, lutet dhe dëshiron e përunjur. Ajo duket sikur, natyralisht, konvertohet në një figure unike supreme, immaculate (të papërlyer) dhe të brengosur, siç është gruaja e privilegjuar, më e bekuara midis të gjithave, që ishte e destinuar të bëhej nëna virgjëreshë e Krishtit - Maria.”
Duke deklaruar se çdo grua e gjallë “duhet të konvertohet natyralisht” drejt virgjëreshës immakulate Mary, Papa i mëshoi rolit të pamundur shumëshekullor të grave si virgjëresha dhe gra/nëna, duke iu kundërvënë grave të përdala. Sindromi dikotomik: “Madona /lavire” del në skenë edhe një herë tjetër.
Nëpër vite, kjo dikotomi ndihmoi të lindë dopio standardi midis sekseve.
Për “ngjizjen immakulat” kanë folur dhe vazhdojnë të flasin teologët katolikë. Kjo ka të bëjë fare pak me topikën e virgjërisë, që unë si mjek trajtoj në këtë shkrim, prandaj po e mbyll me kaq.
Pyetje: Himeni: Çfarë është ai në të vërtetë?
Përgjigje: Kur një fetus femër është duke u rritur gjatë shtatzënisë, organet riprodhuese të brendshme dhe vagina e saj, zhvillohen të ndara nga organet e riprodhuese të jashtme (buzët vaginale e tjera). Vagina fillon si një kordon i plotë, që shkon nga muri i përparmë i trupit, deri tek uterusi. Midis muajve të pestë dhe të shtatë të shtatzënisë, ky kordon, gradualisht shndërrohet në një tub me një hapësirë në mes. Ky tub akoma nuk ka një hapje nga ana e jashtme e trupit, ai përfundon i mbyllur në murin e trupit. Më në fund muri i trupit fillon të shkatërrohet në vendin ku vagina takohet me të, dhe formohet një hapje në murin e trupit. Krijohet një orificium (hapje dalëse) e vaginës
Pra, himeni është ajo çfarë mbetet nga muri i trupit që ngjitet me pjesën e brendshme të hapjes vaginale. Është mbeturinë e një flete indore, që shërben për të ndarë gjenitalet e brendshme nga gjenitalet e jashtme, përpara se të formohet hapja vaginale. Vrimat në qendër të himenit janë hyrja për në vaginë.
Më pëlqen ta përfytyroj himenin si një perde të vendosur në një portë, e cila tregon se ku mbarojnë organet e jashtmet dhe ku fillojnë organet e brendshme. Ju nuk mund të përshkoni këtë portë pa përshkruar këtë perde, që është himeni. Ai është pjesë e portës së vaginës. Asgjë nuk hyn ose del nga vagina pa kaluar nëpër të.
Pyetje: A kanë të gjitha gratë himen?
Përgjigje: Shkenca mjekësore mendon se shumica kanë. Kërkuesit kanë gjetur se rreth 0.03% e grave kanë lindur me më pak ind të mbetur në hyrjen vaginale. Ky ind i pakët është vështirë të konsiderohet himen. Kjo tregon se tek këto gra, procesi i formimit të hapjes vaginale është kryer me një shmangie të vogël nga norma.
Pyetje: A kanë himen femrat e kafshëve të tjera?
Përgjigje: Po, kanë. Shumë femra të mamalëve kanë himen, përfshi pelat, guineja pigs (kaviet), shimpanzetë, elefantët, minjtë dhe shumë nga mamalët e detit si, balenat e shumë të tjerë. Kjo ndodh nga që sistemi riprodhues i mamalëve, zhvillohet përafërsisht në mënyrë të ngjashme tek të gjithë. Të gjithë mamalët kanë mjaft struktura të ngjashme.
Pyetje: Përse duhet himeni?
Përgjigje: Ne nuk e dimë se pse gratë kanë himen. Duket sikur ai nuk ka asnjë funksion për ato, si dhe për shumë femra kafshësh të tjera që kanë himen. Në disa kafshë duket sikur himeni ka më shumë funksione: himeni i guinea pig, për shembull, shkrihet në periudhën kur ato janë fertile, që i lejon meshkujt e gunea pig të çiftëzohet me to. Pas çiftëzimit ai rritet prapë dhe e mbyll komplet vagjinën, kur guinea pig femër, nuk është më në afsh. Shkencëtarët nuk janë të sigurt se çfarë të mire ka guinea pig prej kësaj, por, padyshim, ky është një trik i shkëlqyer për takimin seksual. Çdo grua do të dëshironte të ishte virgjëreshë në çdo takim dashurie.
Pyetje: A ka gjëra që duhet të na shqetësojnë lidhur me himenin?
Përgjigje: Zakonisht, jo. Ndonjëherë mund të ketë ndonjë shqetësim. Problemi më i zakonshëm me himenin, që doktorët shohin, është ai që quhet himeni imperforate. Himeni i paperforuar(pa vrima), është muri i trupit, që thamë më sipër, i cili nuk është shkatërruar siç duhej të ndodhte kur fetusi zhvillohet në mitrën e nënës. Në vend që të ketë hapje vaginale, vajza ka lindur pa këtë hapje. Pra, lëkurë e pa prishur në vendin ku duhet të ishte hapja vaginale. Kjo nga doktorët konsiderohet si një defekt lindjeje i vogël, që korrektohet lehtësisht. Shpesh kjo gjendje nuk dallohet më përpara se vajza të ketë arritur pubertetin. Kur vajzës nuk i fillojnë periodat, ashtu siç do të ishte normale për të, dyshohet se vajza ka lindur me himen imperforatus. Mosardhja e zakoneve nuk lidhet me mosfunksionimin normal të ovareve dhe uterusit, por sepse nuk ka rrugë për gjakun menstrual që të dalë jashtë. Gjaku menstrual mbetet brenda në vaginë dhe shkakton atë gjendje që quhet hematocolpos, ose një duq i madh me gjak, po qe se nuk dëshironi të përdorni termin mjekësor. Kjo mund të shkaktojë dhimbje dhe janë këto dhimbje që e detyrojnë vajzën që vuan të shkojnë tek gjinekologu. Doktori sa e shikon, e kupton.
Është e qartë, ajo që i mbetet doktorit të bëjë dhe që vajza të menstruojë normalisht, është të hapë një vrimë në himenin imperforat. Doktori bën atë që “Nënë Natyra” nuk e bëri. Kjo kryhet me një ndërhyrje të vogël e të shpejtë kirurgjikale, që quhet hymenotomia. Duhen vetëm pak minuta për ta kryer dhe kjo është pa shumë dhimbje. Disa herë hymenotomitë kryhen me rreze laser, disa herë me thikë kirurgjikale tradicionale. Pas hymenotomisë, vagina bëhet plotësisht funksionale dhe nuk ka probleme më vonë.
Ka raste kur gratë nuk kanë himen imperforatus, por kanë himen shumë të trashë dhe shumë të paepshëm. Ka aq shumë variacione të tipave të himeneve, sa që është vështirë të merren me mend. Disa janë shumë fragilë, të cilat shkatërrohen në shumë fragmente edhe gjatë vizitës së doktorit, edhe gjatë një ushtrimi gjimnastikor, edhe gjatë hipjes në një pemë, në kalë, në biçikletë, ose ushtrimeve të baletit. Himene të tjerë janë aq të fortë, sa shkaktojnë probleme kur gruaja dëshiron të vendosë një tampon ose të bëjë seks penetrativ.
Himenet e trasha, zakonisht, zgjerohen gradualisht, duke përdorur gishtat, ose duke futur në vaginë objekte të tjera. Në këto raste doktorët rekomandojnë të futen në vaginë vegla që quhen stents, por disa gra nuk i përdorin këto dhe në vend të tyre përdorin penisë të vegjël artificialë. Të dy mënyrat kryejnë të njëjtin funksion. Me kohë, hapja e himenit zgjerohet mjaftueshëm dhe vajza nuk ka më probleme
Kur zgjerimi i himenit nuk ndihmon, ose kur doktori mendon se është më mirë të mos e shqetësojë vajzën me këto përpjekje për zgjerim, ai këshillon hymenotominë për të zmadhuar hapjen. Kjo është një procedurë njësoj si ajo që kryhet për himenin imperforatus.
Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar lidhur me këto që sapo thamë.
Pyetje: A duhet të shkatërrohet himeni?
Përgjigje: Jo gjithmonë. Ndonjëherë himeni griset gjatë interkursës, sepse ai duhet të zgjerohet më shumë që të lejojë penisin. Kjo nuk ndodh gjithmonë. Disa himene janë të zgjeruar, ose mund të jenë më elastikë dhe të durueshëm nga të tjerët. Këto tipa himenesh mund të mos kenë probleme me zgjerimin për t’u adaptuar me tamponin, gishtat ose penisin. Vajzat me këto lloj himeni janë të ashtuquajturat virgjëresha të përhershme, himeni i tyre nuk shkatërrohet kurrë. Ato edhe pse kanë bërë shumë marrëdhënie seksuale, prej burrave konsiderohen të virgjëra.
Himene të tjera hapen më pak dhe janë më fragole. Kjo do të thotë që grisen edhe me prekjen më të vogël. Himene të tjera janë variacione në mes të këtyre të dy llojeve.
Një arsye e fortë që himeni nuk duhet të “prishet” është se pavarësisht që ai mund të jetë një himen i imperforuar (shiko më lart), ai tashmë e ka vrimën që ia bëri doktori. Himenet ekzistojnë, sepse formohet hapja vaginale. Asgjë nuk duhet të “prishet” për të krijuar një hapje. Hapja vaginale është atje, madje, përpara se vajza të lindë.
Pyetje: Çfarë lidhjeje ka himeni me virgjërinë.
Përgjigje: Kjo lidhje nuk është e domosdoshme. Siç thashë më lart, himenet mund të prishen, ose mund të mos prishen, gjatë aktit seksual.
Njerëzit gjithmonë janë çuditur nga fakti që shumë gra ndjejnë dhimbje, ose kanë hemorragji nga vagina, herën e parë që bëjnë interkursë penetrante vaginale. Ky fakt i ka detyruar të mendojnë se duhet të ketë ndonjë pjesë të vaginës, që me të vërtetë “shkatërrohet” nga penisi, herën e parë që vagina penetrohet.
Për këtë ka disa shpjegime: Doktorët e mesjetës mendonin se atje kish një “nyje” indore mishi brenda vagjinës, që dukej si një bizele dhe kjo shkatërrohej nga penisi në interkursën e herës së parë. Një besim tjetër është se ekzistojnë pesë vaza gjaku, që e lidhin vaginën fort, deri sa këto vaza gjaku të shkatërrohen nga penisi.
Në shekullin e dhjetë, doktori arab, Ibn Sina, ose siç është quajtur në mjekësi, Avicena, thoshte se ka një kreshtë të vogël prej cipe lëkure brenda hapjes vaginale dhe kjo është ajo që shkatërrohet nga penisi gjatë interkursës së parë që shkakton dhimbje dhe gjakosje. Ekzistenca e kësaj cipe lëkure është konfirmuar në vitin 1544 nga anatomisti me famë botërore Andreas Vesalius, që ishte i pari person që e gjeti atë gjatë një diseksioni anatomik.
Ibn Sina ishte gabim dhe në të njëjtën kohë kishte të drejtë: Është një cipë lëkure, ose një palosje lëkure brenda hapjes vaginale, që disa herë dëmtohet gjatë penetrimit, por jo gjithmonë. Kur kjo cipë shkatërrohet, ajo mund të jetë e dhimbshme dhe të shkaktojë gjakderdhje.
Por, Ibn Sina kishte më shumë të drejtë se doktorët para tij. I takon atij merita, sepse ishte ai i pari që i dha përgjigje të drejtë pyetjes se çfarë mund të jetë ky send misterioz brenda vaginës?
Tani, çfarë ka të bëjë himeni me virgjërinë? Ka rreth njëmijë vjet që njerëzit i kanë dhënë himenit reputacionin si pjesa e vaginës që shkatërrohet gjatë interkursës së parë.
Pyetje: Kur ka filluar ideja e virgjërisë?
Përgjigje: Askush nuk e di me të vërtetë se ku dhe kur ka filluar. Antropologët besojnë se qenia njerëzore, është shqetësuar për virgjërinë në atë kohë kur mësuan se si t’i domestifikojnë (kultivojnë) kafshët dhe bimët, pra, gjatë kohës Neolitike.
Pyetje: Si ndryshoi kjo ide gjatë historisë?
Përgjigje: Virgjëria ka luajtur rol shumë të madh në jetën e njerëzve. Disa nga këto role kanë qenë më të rëndësishme në disa momente, kur role të tjerat kanë qenë më të rëndësishme në momente të tjera. Midis të tjerave, virgjëria ka qenë mënyra si respektohej femërorja. Virgjëria ishte shprehje e hyjnores, një burim nderimi për familjen dhe anëtarët e saj, një mënyrë për të kontrolluar sjelljen e grave, një mënyrë për t’i mbajtur gratë nën kontrollin e burrave dhe një nga kontraceptivët më të përgjegjshëm. Arsyet pse disa nga këto kanë qenë më me rëndësi se të tjerat në kohë të ndryshme, janë të komplikuara. Unë do t’u rekomandoja të lexoni libra për këtë. Në këto libra ju do të gjeni më shumë nga sa mund të shpjegohet në një artikull, por gjithmonë, në to do të gjeni respekt për ato vajza që nuk e trajtojnë seksin si aktivitet sportiv.
Pyetje: Kush e përcakton se çfarë është virgjëria?
Përgjigje: Njerëzit që e përdorin dhe e respektojnë konceptin e virgjërisë, kanë arritur në përfundimin se duhet të ketë një definicion për virgjërinë. Ka shumë kualitete abstrakte në këtë përcaktim. Përderisa askush nuk e shikon, nuk e ndjen, nuk e nuhat, ose nuk e peshon virgjërinë në një peshore; standardet për të vendosur çfarë është një virgjëreshë, ose çfarë nuk është ajo, në të vërtetë janë shumë arbitrare. Disa njerëz mendojnë se virgjëria është në radhë të parë një çështje fizike. Të tjerë mendojnë se, në të vërtetë, është një çështje psikologjike dhe spirituale. Në të vërtetë ajo duhet të definohet sikur ka edhe elemente fizikë dhe elemente psikologjike.
Përgjithësisht, ata që kanë dashur të bëjnë një përkufizim për atë se çfarë është virgjëria, kanë qenë njerëz që kanë pasur pushtet mbi jetën e vajzave të reja. Prindërit dhe të afërmit e moshuar të vajzave, të moshuarit e komunitetit dhe veçanërisht, autoritetet religjioze dhe mjekësore, kanë pasur dhe kanë shumë ndikim në përcaktimit e kritereve të virgjërisë në periudha të caktuara të historisë.
Pyetje: Sa rëndësi ka pasur gjatë historisë njerëzore virgjëria për gratë?
Përgjigje: Në pjesën më të madhe të historisë njerëzore, jeta e grave ishte tamam në mëshirë të virgjërisë. Një grua që humbiste virgjërinë përpara se të martohej, duhej të ndëshkohej: ajo nuk nderohej, familja e saj poshtërohej prej saj, askush nuk dëshironte të martohej me të dhe ajo rrihej, madje edhe e vdiste familja. Nuk kishte rëndësi nëse ajo e humbiste virgjërinë me vullnet, ose përdhunohej.
Gratë që e humbitnin virgjërinë kur nuk ishin akoma të martuara, ato humbitnin të drejtën e pasurisë. Kjo i bënte ato pa shtëpi dhe i linte pa asnjë mundësi jetese për veten. Shumë nga këto gra që u mohohej pronësia, përfundonin në prostitucion që të mbanin veten. Ato nuk e donin këtë, por ishin të detyruara, sepse nuk kishin ku të shkonin dhe nuk kishin asgjë tjetër të shisnin veç trupit të tyre.
Në Athinën e vjetër, ligji kërkonte që gratë e reja, që humbitnin virgjërinë përpara martesës, të shiteshin si skllave. Kjo ishte gjithçka që ato meritonin, sapo shkatërronin reputacionin e tyre dhe nderin e familjes së tyre. Ligji Romak i lejonte baballarët t’i vrisnin vajzat e tyre dhe burrat që kanë tërhequr ato, kur vajza e humbte virgjërinë përpara martesës. Po njësoj ka qenë edhe në vende dhe kohë të tjera. Në disa pjesë të botës, akoma dhe sot ekzistojnë “krimet e nderit”. Gratë që humbasin virgjërinë përpara martesës mund të rrihen, mutilohen (shkatërrohen), ose vriten nga familja. Justifikim për këtë është se babai, vëllai ose një i afërt mashkull i saj, mendon se ajo ka bërë diçka “jo të ndershme”.
Shkurt: Virgjëria ka qenë, ndonjëherë, çështje jete ose vdekjeje. Herë të tjera ajo ka bërë që jeta e vajzës të ndryshojë nga një jetë mizerabël në varfëri, në një jetë të lumtur, të gëzuar e të begatë. Ajo ka përcaktuar nëse do të gjesh dot një partner, ose jo. Por, nuk kanë qenë të rralla rastet kur këto gjëra kombinoheshin të gjitha së bashku.
Shekulli
1 comment:
gabim i femrave qe qepen! Askush ska ngel pa martuar. Se keta ose ne mund ta quajme kurve, por kurve nuk eshte ajo qe ka pas dy te dashur apo me shume por ajo qe ne kohen qe ka pas 1 te dashur ka pas dhe nje dashnor tjeter...
Post a Comment