Sunday, September 20, 2009

Një SEKRET për të gjithë !

Në datë 13/09/2009, në telefonin tim celular vjen një mesazh, ku dërguesi shënohej me emrin SEKRET. Në fakt isha duke pritur me ankth një përgjigje mbi një problem timin personal dhe ky mesazh me titull sekret më ngacmoi tej mase. Ç'ishte ky titull SEKRET dhe pa numër dërguesi. Mbase një shërbim i fshehtë kombëtar kishte zgjedhur të më bënte një komunikatë, ofertë, paralajmërim... ! Hap mesazhin dhe lexoj :

"Deri me 20 shtator sill 1 person për tu rregjistruar tek Universiteti Vitrina dhe fito nje kompjuter falas. Sill 4 persona dhe fito 1 laptop falas".

Tel:0682061561

Në çast më erdhi një reagim i përafërt me situatat kur në trafik një shofer i ç'kujdesur manovron sikur rruga është vetëm e tija.

Ç'është ky sekret i mesazhit të mësipërm që u tregohet të gjithëve nëpërmjet telefonisë celulare, dhe a mund të quhet më sekret nëse këtë informacion e marrin të gjithë !


Universiteti Vitrina më dërgon mua një mesazh të tillë ? Ku e siguron ky biznes numrin tim të telefonit për të bërë këtë marketing të turpshëm, të dhunshëm e mbi të gjitha mashtrues. Kur kam nënshkruar kontratë për lidhjen e numrit tim personal celular Vodafon, nuk mbaj mend të kem patur ndonjë opsion, apo kusht ku të më kërkohej nëse pranoj apo jo të marr oferta, apo të shqetësohem nga mesazhe të tilla. Askund nuk kam lexuar që numri im mund të shpërndahet në këtë mënyrë. Mbi të gjitha, në fund të mesazhit, shfaqet një numër i kompanisë të parë kuçedër AMC, që e ngatërron më tej lëmshin.
Të tilla mesazhe qesharake dhe njëkohësisht të bezdisshme janë shpërndarë edhe në emrin e kryeministit të shkuar e të sotëm të Republikës shqiptare, ku kërkohej që çdo qytetar të bënte një kërkesë, të cilës do ti përgjigjej personalisht kryeministri. Gjithashtu kjo metodë është përdorur edhe për propagandë politike, për të shfaqur arritjet e qeverisë...


Por sa e vërtetë është kjo ofertë joshjeje?

Një mikesha ime rregjistrohet pranë këtij të ashtëquajturi Universitet për të kryer kursin e patentës për automjet, e joshur nga një telefon Nokia dhuratë për rregjistrimin. Jo vetëm që dhuratë nuk i kanë bërë, por nuk po arrin akoma të nisë kursin e patentës. Me një fjali, i gjithë ky marketing është një mashtrim i ndyrë ndaj qytetarëve që shpenzojnë të ardhurat e tyre.

Nëpër shtylla, rrugë, pallate, xhamat e makinave gjendet kudo afshihet e reklamës së këtij "Universiteti" me tituj qesharakë : " Kush tha që ka krizë, rregjistrohu tek Vitrina dhe çdo problem u zgjidh" etj etj gjetje të tilla marketingu.




Nëse këtë shkrim do të ketë fatin e mirë ta lexojë ndonjë menaxher marketingu i këtij Universiteti do doja ti thoja vetëm që : Me gjithë këto shpenzime për këto reklama të çmendura, investoni më mirë në cilësinë dhe seriozitetin e universitetit tuaj dhe do të jenë nxënësit apo studentit tuaj që do t'ua bëjnë reklamën falas, pasi në këtë mënyrë jo vetëm që bëni antireklamë duke bezdisur qytetarët, por edhe na risillni shijen e fushatës së dhunshme të zgjedhjeve të 28 qershorit, ku u shpenzuan miliona $ për një propagandë, që nëse do të ishin shpenzuar për investime tek qytetarët, infrastrukturë e gjetiu, do të kishin sens.

Shkroi dhe përgatiti Stop Injorancës

http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

2 comments:

Anonymous said...

nuk ka ndonje shpenzim/investim per marketing jo..leket i jep fondacioni sekret, me sh bindje ndonje nga keto fetaret (arabe me pantallona te shkurtra).
dhe ne vend te letres cilesore sic raportojne, perdorin te ricikluar (nga nje ane mire per ambientin)
dhe ne vend te personave madhore, perdorin kalamanjte. hajde edukim hajde(!)

Anonymous said...

Edhe pse jam ne princip kunder standarteve te ulta te universiteteve private (dhe shteterore) ne shqiperi, desha tju ve ne dijeni se keto menyra marketingu perdoren dhe ne vende perendimore, ku universitetet kane vertet nivel shume te larte. Ja nje shembull:

http://www.loi.nl/hogeschool/actie/index.htm

Perkthimi: nje i-pod touch falas per cdo regjistrim per bachelor.

Ndoshta problemi nuk eshte marketingu qe perdorin universitetet private qe ne fund te fundit jane biznese, por kriteret e uleta te ministrise se arsimit. Dhe mbi te gjitha, kerkesat e uleta qe kemi ne ndaj vetes!

Ju uroj per iniciativen