Sunday, September 20, 2009

Rezultate tronditëse : Një në katër persona në botë, ka probleme mendore !!!

Nëse shokët e tu të duken për mrekulli, fillo të shqetësohesh për veten.



1 në 4 persona, vuan nga çrregullimi mendor apo neurologjik në sjelljet e tij. Problemi më i madh që del nga këto të dhëna është fakti se këto raste të çrregullimeve, nuk shërohen.

Qindra miliona njerëz në tërë botën vuajnë nga çrregullimet mendore dhe neurologjike në sjellje. Sipas të dhënave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO), më shumë se 154 milionë njerëz vuajnë nga depresioni, më shumë se 25 milionë vuajnë nga skizofrenia, ndërsa 91 milionë të tjerë kanë probleme me alkoolin, si dhe 15 milionë prej banorëve të planetit të tokës, kanë probleme më drogën.

Organizata Botërore e Shëndetësisë po ashtu e sjell një fakt ‘tronditës’ se një në katër persona që janë kontrolluar në institucionet mjekësore, është konstatuar që vuan nga çrregullimet mendore dhe problemi më i madh është se shumica e këtyre rasteve të çrregullimeve nuk janë diagnostifikuar, kështu që për këtë arsye nuk mund të kurohen. Organizata Botërore e Shëndetësisë pohon se këta persona përgjithësisht janë ‘të futur’ në izolimin social, në kualitetin e keq të jetesës dhe është rritur edhe numri i tyre që përfundojnë me vetvrasje. Si arsye kryesore të kësaj gjendje ‘WHO’ përmend shpenzimet gjithnjë e më të mëdha ekonomike dhe sociale të individëve.


KUJDES, ESHTE NJE BOTE E ÇMENDUR !


Bota Sot

No comments: