Thursday, June 3, 2010

"Shqipëria është, le të bëjmë shqiptarët"

Rrjeti Rinor "Let's Get Started" me mbështetjen e disa donatorëve të ndryshëm organizon konkursin e përvitshëm për ese me temën: "Shqipëria është, le të bëjmë shqiptarët".


Ky rrjet ka ftuar gjithë të rinjtë në veçanti të marrin pjesë në këtë konkurs e të kontribuojnë me idetë e tyre në esenë konkurruese.

“Ftohen të gjithë të rinjtë nga mosha 17-27 vjeç të kontribuojnë me idetë e tyre kreative. Ese-të më të mira do të vlerësohen me çmime të ndryshme inkurajuese monetare, sete librash, internshipe, anëtarësime në organizatë, trajnime si dhe youth exchanges”, thuhet në njoftim.

Kështu afati për dorëzimin e eseve është data 7 qershor 2010, ndërsa me një ceremoni fituesit do të shpallen në datën 10 qershor. Esetë, së bashku me një prezantim të shkurtër për veten duhen të dërgohen me email në adresën: contact@letsgetstartedalba
nia.org.

G. Standart

Ju ftojmë të gjithë të bëheni pjesë e këtij konkursi e pse jo fituesi të jetë anëtar i faqes tonë. Adresa e faqes në facebook:http://www.facebook.com/letsgetstartedalbania

No comments: