E pabesueshme kur e tregon, por është më se e vërtetë. Çiftet nga Kanadaja, Amerika dhe jo vetëm kërkojnë të birësojnë fëmijë shqiptar.
Janë të shumtë ata që marrin rrugën dhe interesohen se si mund të birësojnë një fëmijë në vendin tonë dhe më pas bëjnë gati dokumentacionin për të pasur një trashëgimtar me gjak shqiptar në familjen e tyre, dhe nuk janë të pakta rastet.
Në gjykatën e Tiranës, aktualisht, gjenden katër kërkesa të tilla dhe dy prej tyre janë prindër shqiptar dhe dy të huaj.
Pas një martese për shumicën e bashkëshortëve fëmija është gjëja më e rëndësishme. Kur kjo vjen nuk ka gjë më të bukur. Por, ka raste kur çiftet e kanë të pamundur të lindin një fëmijë, kjo për arsye nga më të ndryshmet, dëshira për të pasur një trashëgimtar nuk i pengon ata që të në familjen e tyre të vijë një fëmijë qoftë edhe i huaj i cili ka pasur një fat ndryshe, është braktisur i sapo lindur nga prindërit e tij biologjike.
Të kesh një fëmijë tashmë është e thjeshtë, mjafton të plotësosh kushtet e vendosura.
Bashkëshortët që nuk mund të lindin fëmijë i drejtohen Komitetit Shqiptar të Birësimeve dhe pas miratimit të kërkesës së tyre, kërkojnë edhe vendimin e gjykatës. Në kërkesat për birësim pranë gjykatës së Tiranës bie në sy fakti se birësuesit ose prindërit shqiptarë kanë preferenca në lidhje me fëmijën që do të birësojnë. Ndërsa të huajt nuk paraqesin asnjë preferencë në lidhje me seksin e fëmijës së tyre, për ta mjafton që të bëhen prindër, pavarësisht nëse është femër apo mashkull. Burime nga gjykata e Tiranës bëjnë të ditur se prindërit birësues kërkojnë të birësojnë fëmijë që nuk e kanë mbushur ende vitin e lindjes, por ka dhe raste të moshës tre dhe katër vjeç. Ndërsa, mosha e prindërve birësues ka qenë kryesisht mbi 40 vjeç, dhe çifte që kanë mbi 10 vjet martesë. Në Kodin e Familjes është përcaktuar se birësuesi duhet të këtë një diferencë moshe të paktën 18 me vjet me të birësuarin. Një aspekt tjetër që vihet re në vendin tonë është se kryesisht çiftet shqiptarë kanë tendencë të birësojnë kryesisht të afërmit e tyre, pra një fëmijë që kanë lidhje gjaku. Pothuajse në çdo vendim të gjykatës shikon të argumentohet se çiftet që kanë bërë kërkesë për birësim, nga aktet që ndodhen në dosje, del qartë se kërkuesit gëzojnë personalitet shumë të mirë, kanë arsimimin dhe kulturën e duhur për të edukuar sa më mirë një fëmijë, kanë të ardhura të mjaftueshme financiare, kushte të përshtatshme për banim e jetesë normale familjare. Por, për ta na e shpjeguar në mënyrë me të detajuar se si mund të birësosh një fëmijë apo dhe të dhëna të tjera në lidhje me procedurat ne kemi biseduar me avokat Genc Terpo, i cili është ekspert ligjor në fushën e birësimeve dhe në legjislacionin e së drejtës familjare. Në këtë intervistë, Terpo na shpjegon në mënyrë të detajuar situatën e birësimeve në vendin tonë.
Z. Terpo, si ekspert ligjor në legjislacionin e të drejtës familjare dhe fushën e birësimeve, mund të na thoni sa kërkesa ka pasur këto vite për të birësuar një fëmijë?
Normalisht është një numër i madh kërkesash nga ana e çifteve shqiptare dhe të huaja që kërkojnë të birësojnë fëmijë, të cilët i janë drejtuar Komitetit Shqiptar të Birësimeve. Për sa i përket kërkesave, natyrisht që numri i tyre është më i madh se numri i fëmijëve që janë në listat e birësimit pranë KSHB.
Kanë qenë çifte shqiptarë apo të huaj?
Janë çifte shqiptarë dhe të huaja, ose çifte ku njëri nga shtetasit është shqiptar dhe tjetri i huaj.
Gjatë viteve të fundit kemi vënë re një tendencë të të huajve për të birësuar fëmijë shqiptarë, pse është kjo dëshirë?
Tendenca e birësimit të fëmijëve shqiptare nga çiftet e huaja nuk mund të themi me plot gojë se është rritur në parametra shumë të dukshëm krahasimisht me vitet e mëparshme, megjithatë pas vitit 2007 me miratimin e Ligjit Nr. 9695 datë 19.03.2007 "Për procedurat e birësimit dhe KSHB", duke realizuar implementimin e këtij të fundit është bërë më e qartë për të gjithë shtetasit shqiptarë apo të huaj ( rastet kur shtetasit e huaj i përkasin një shteti që ka ratifikuar Konventën e Hagës për birësimin ndërvendas), procedura që duhet të ndjekin për të aplikuar dhe për të përmbushur kushtet e nevojshme në referencë të ligjit për birësimin e një fëmije shqiptar.
Si vijnë ata deri tek autoriteti kompetent që është KSHB dhe cilat janë procedurat, nëpër të cilat ata duhet të kalojnë për të birësuar një fëmijë?
Çiftet që i drejtohen organit kompetent (KSHB) për birësimin e një fëmije duket të plotësojnë fillimisht dokumentacionin e specifikuar në nenin 18 të ligjit Ligjit Nr. 9695 datë 19.03.2007 "Për procedurat e birësimit dhe KSHB". Më pas çiftet i nënshtrohen seancave trajnuese dhe investigative të realizuara nga sektori i specializuar i KSHB.
Në këtë fazë synohet të zhvillohet një veprimtari gjithëpërfshirëse nga KSHB lidhur me evidentimin e çështjeve që ndikojnë në rritjen dhe edukimin e një fëmije nga çifti aplikant dhe paralelisht nga zyra juridike investigohet lidhur me dokumentacionin e paraqitur nga aplikuesi. Gjithashtu, KSHB bashkëpunon me organet dhe institucionet e qendrës së banimit të çiftit aplikues për të marrë informacion të detajuar mbi ta. Në përfundim të seancave të zhvilluara dhe në respekt të ligjit nga sekretariati ekzekutiv realizohen vizitat në ambientet e banimit të aplikuesit për tu njohur me kushtet konkrete ku jeton çifti me mënyrën se si është organizuar jeta e tyre dhe me standardet objektive të krijuara në këto ambiente për të siguruar interesin më të lartë të fëmijës.
Duke qenë se KSHB është një organ që funksionon më këshill drejtues në mbledhjet e këtij të fundit jepet përshtatshmëria e çifteve në rast se ata i përmbushin kriteret për të siguruar birësimin në të ardhme në të një fëmije nga listat e KSHB.
Pas superimit të këtij momenti, pasi evidentohen rastet e përshtatshme për birësimin e një fëmije të ndodhur në listat e KSHB është po këshilli drejtues që vendos për birësimin e fëmijës nga çifti që ka aplikuar.
Ka pasur ndonjë rast, prindër të cilëve KSHB i ka refuzuar kërkesën e tyre për të birësuar një fëmijë?
Natyrisht që të birësosh një fëmijë kërkon ekzistencën e kushteve dhe standardeve specifike për çiftin që aplikon në KSHB. KSHB është autoriteti që shqyrton dhe vendos mbi kërkesat e çifteve ose personave për birësimin e fëmijëve. KSHB gjatë zhvillimit të veprimtarisë së tij synon gjithnjë garantimin e interesit më të lartë të fëmijës, duke përzgjedhur në referencë të ligjit. Në rastet kur çiftet nuk i përmbushin kriteret ligjore të specifikuara në ligjin Nr. 9695 datë 19.03.2007 "Për procedurat e birësimit dhe KSHB" natyrisht që për shkak të ligjit nuk mund të pranohen nga institucioni për të birësuar dhe normalisht kërkesa e tyre refuzohet që në fazat e para të aplikimit. Politikat që KSHB ndjek aktualisht synojnë gjithnjë e më tepër gjetjen e një familjes sa më të përshtatshme për fëmijët dhe natyrisht në qoftë se nuk plotësohen kriteret ligjore nga ana e çifteve atëherë kërkesa e tyre nuk mund të pranohet për shkak të ligjit. KSHB zbaton me përpikëri çdo dispozitë të këtij të fundit.
Cilat janë kombësitë (çiftet të cilës kombësi janë) që kërkojnë më shumë fëmijët shqiptarë?
Në Shqipëri mund të birësojnë të gjithë shtetasit shtetet e të cilëve kanë nënshkruar Konventën e Hagës për birësimin ndër vendas. Natyrisht që birësime ka pasur në mjaft vende (Amerikë, Itali, Francë, Kanada etj., etj.), informacion më i detajuar gjendet në faqen zyrtare të autoritetit kompetent.
Në referencë të ligjit, aplikanti birësues paraqet në Komitet dokumentacionin e mëposhtëm:
1. Kërkesën me motivimin e birësimit.
2. Të dhënat personale për marrëdhëniet ndërpersonale të anëtarëve të familjes, informacione për pjesëtarët e familjes dhe qëndrimin e tyre ndaj birësimit.
3. Të dhënat për gjendjen civile, si certifikatën e lindjes, certifikatën e martesës, certifikatën e zgjidhjes së martesës ose të vdekjes së bashkëshortit.
4. Vërtetimin e gjendjes gjyqësore.
5. Të dhëna për fëmijërinë dhe mënyrën e rritjes.
6. Raportin mjekësor dhe historinë mjekësore të familjes.
7. Vërtetime të punësimit, të të ardhurave dhe të pasurisë së paluajtshme.
8. Vërtetimin e pronësisë së banesës dhe të dhëna për kushtet e banimit.
9. Vërtetimin për gjendjen ekonomike dhe sociale.
10. Vërtetimin, nga organet e njësisë së qeverisjes vendore të vendbanimit, për sjelljen dhe figurën morale.
11. Deklaratën e gatishmërisë së familjarëve dhe të miqve në mbështetje të aplikantit birësues.
Më pas, ata janë të detyruar të ndjekin seancat e trajnimit dhe të plotësojnë të gjitha parametrat që sigurojnë interesin më të lartë të fëmijës në mbështetje të Ligjit Nr. 9695 datë 19.03.2007 "Për procedurat e birësimit dhe KSHB".
Shekulli

3 comments:
Mos lejoni femijt shqiptar te adaptohen nga te huajt.
Nuk eshte e vertet se i preferojne si race
MOs abuzoni me femijt shqiptar
MOs abuzoni me femijt shqiptar
Post a Comment