shqipja qumësht,
angl. Milk,
ger. Milch
dhe serbishtja mleko
Duke hyrë tek fjalori etimologjik http://dictionary.reference.com/browse/milk mësojmë se:
Milk [Origin: bef. 900; ME; OE meol(o)c, (Anglian) milc; c. G Milch, ON mjōlk, Goth miluks; akin to L mulgére, Gk amélgein to milk ]
Te greqishtja amélgein edhe bufi e sheh se aty kemi Gegnishten amël, i ëmbël dhe –gein = q'janë me kuptimin "q'ish" e "q'është".
Tani shihni sa i thjeshtë eshtë krahasimi i:
hol. melk = ger.Milch = angl. milk = slovakisht mlieko = çek. Mléko po kështu kemi njëlloj dhe sued. mjólk, danishten mælk
Te spanjisht leche = frëngjisht lait [lexohet le] = it. late shohim se fjala thjeshtëzohet edhe më.
Në shqip qumësht vjen nga klumësht dhe klumësht < klum + eshtë. Klum është milk, Milch së prapthi (apo metatezë siç e quajnë të menderosurit shkencëtarë)..
Cila është rradha e krijimit të këtyre fjalëve? Cila është rrënja e tyre?
Rrënja e të gjitha këtyre fjalëve është shqipja "miel", miel lopën për të marrë qumështin. Kjo "miel" përmes shndërrimeve, që i shpjegon vetëm Kodi i Shqipes, është shndërruar në fillim në slovakishten mlieko ku ml = mu + ie = le = yll + ko (prapashtesë). Dhe nga kjo mlieko, ka dalë në fillim mleko dhe pastaj përmes shndërrimeve le = il janë krijuar milk, Milch etj.
Përse është kështu?
Sepse shqipja amel te greqishtja amelgein = miel te shqipja
amel = mielAm = mi + el
Ka ndokush ndonjë mendim tjetër?
Kush nuk ka mendim tjetër por do një mendim tjetër, le të shkojë e të trokasë në derën e Çabejve apo Demirajve, qoftë atij në Shqipëri, qoftë atij në Gjermani, mbase dinë t'u thonë ndonjë fjalë.
Çlirim Xhunga
1 comment:
Perse eshte fjala MIEL dhe jo MULLG(k)
Post a Comment