Thursday, November 5, 2009

Skënderbeu e dinte ku ishte Troja

Risitë e një studimi: lisi (lezha), është Iliosi i Iliadës së Homerit.



Vetëm nga një shqyrtim kaq i shpejtë dhe i shkurtër kuptojmë se:

- Ky person (Skënderbeu) ka pasur një informacion shumë të saktë mbi lashtësinë. Marrja parasysh e faktit të mundësisë së njohjes prej tij të literaturës përkatëse në original na e shuan çudinë pse vjen kaq i mirëinformuar në dije. Kostandinopoja është ajo që frymëzoi dhe furnizoi me literaturë të gjithë fazat e rritjes së Europës së sotme (Oksidentit të Ri).

- Mbajtja dhe përdorimi i simbolikës pellazgjike ka qenë e vetëdijshme nga ana e tij e për pasojë i qëllimshëm gjë që na e bëjnë të qartë edhe pas 300 vjetësh rilindasit tanë me moton “Feja e shqiptarit është Shqiptaria”.

- Në saj të këtij personi Etniteti ynë është i vetmi në botë sot që ka emërtesë fetare, të botëkuptimit pellazg.

Po ndërkohë grishemi të dijmë tjetër çfarë informacioni na ka lënë ky dijetar me emrin Skënderbeu.

Në mars të 2007 një dashamirës dhe njeri me interesa kulturore A.M. na çon në Qytetin e Lezhës për të na treguar një dyshim të tij mbi rrënojat e Kishës ku u mbajt “Besëlidhja e Lezhës”. Ai dyshonte fort se kishte të bënte me portat e Trojës së Lashtë:



Vini re fotot përkatëse: Themelet e kishës nuk ishin aspak themele me gurë bashkëkohor (shek. XV) as të periudhës së perandorisë Romake (si në fig. 2) apo të periudhës helene (shek.V para Krishit) por, të periudhës pellazgjike (para 3 mijë vitesh) ku madhësia e brinjëve të gurëve të gdhendur e kalojnë 1.2 metër, ngjyra e tyre, zbukurimi dhe forma me bazë funksionale, fliste ballasi për një prani të një periudhe zhvillimi ekonomik dhe kulturor brilant. Po kjo në fakt nuk do të thotë se është Troja. Që kështu duhej vazhduar më tej në hulumtim.

Vini re çfarë gjejmë me një rishqyrtim të shpejtë që i bëjmë Iliadës:

a- Numrin e lumenjve, kodrat, malet, majat e tyre dhe grykat e maleve që rrethojnë Ilionin-Ilios, largësinë prej bregut, liqenet dhe qytetet e tjera po aq të zhvilluara sa Ilioni-Ilios etj. na japin një informacion befasues kur krahasojmë pamjet nga Googlearth (internet) të zonës gjeografike të asaj çka ne kemi quajtur diku (lib. Antikiteti, E.Brinja) Zona e Ilirëvë të mirfilltë dhe zonës gjeografike të Trojës së Turqisë ku sot realizohen vizitat turistike.

- Ndërsa në zonën tonë të Ilirve të mirëfilltë (e gjithë ultësira me qëndër Shkodrën e rreth saj) i gjejmë të gjitha, lumenjtë, liqenin, kodrat, malet, arsyen pse Iliosin (Ilionin) e rrahin aq shumë erërat (aq sa sot janë projektuar për tu ndërtuar central prodhimi të energjisë elektrike me erë), distancat nga fusha dhe nga bregu i detit etj.

- Në Turqi, në pikën arkeologjike që është quajtur nga Shlimani dhe pas tij nga e gjithë bota Troja, kemi një fushë pa fund nga të gjitha krahët (veri-Jug-lindje-perëndim) pa male, pa kodra lumenj e liqene, pa erëra etj..

b- Interesante po nga fotot e internetit është fakti se ndërsa nga fotot e Turqisë nuk dallohen në asnjë prej tyre ekzistenca e gurëve pellazgjik në atë të Lezhës sonë edhe padashje gurët pellazgjik bëjnë mu… në foto faqeve të malit e gjetkë.

c- Në bazë të përshkrimeve të ngjarjeve që realizohen brënda një dite (nga këngë të ndryshme të Iliadës) bëmë skemat e lëvizjes, distancave dhe shtrirjeve në terren sipas përshkrimit. Kur u ulëm në terrenin përkatës hapësirat gjeografike me përmbatjen e saj (kodra, lumenj, male, fusha, rëra e bregut dhe distancat midis tyre) puthiteshin gjithë skemat në letër me terrenin real, ku me lëvizjet e individit me kalë por edhe me këmbë nuk ngelej skenë pa u realizuar. Nëse ngjitesh në kala të Lezhës me këtë skemë në dorë nuk ngelet asnjë element gjeografik i pasqyruar në Iliadë pa u gjetur në terren (fushë beteja, pozicionimet etj.) (Nuk dimë në është bërë ndonjëherë një analizë e tillë për “Trojën” e Turqisë?)

d- Vetëm në mënyrë tagenciale të shqyrtimit të emrit Ilios- të vendosur nga Grekët, shekuj më vonë ndodhisë së Trojës, në gjuhën e tyre të njësuar si emri që përfaqson Diellin në kujtim të qytetit Trojan Ilios -Ilion (Ilion vjen shqiptimi nga Iliada e përkthyer dorë pas dore që do të thotë se mund të ketë qenë pikërisht Ilios ose Ilis ose I-lis-os), në bazë të rregullave të linguistikës ku mjafton të kemi të njëjtat bashkëtingëllore dhe kemi të bëjmë me të njëjtën fjalë i bie që Ilios- i greqishtes së re është Lisi i origjinalit që ka mbetur po mes erërave, po mes gurëve pellazgjik, po mes lumenjve që kërkon të tregoj Iliada e fushave e maleve dhe e detit me ranë, etj.

e- Në bazë të rregullit të ndërtimit të qyteteve pellazgjike sipas perëndive (dymbëdhjetë) dhe duke qënë se edhe në Iliadë ndeshim shpesh shprehjen “Troja e Shenjtë, që ka edhe shumë qytete të pasura” duhet të jenë prezent përveç Ilionit-Ilios edhe njëmbëdhjet qëndra të tjera që kanë përbërë qytetet që u përfshinë në këtë luftë.

Po nga Barleti na vijnë dy informacione në funksion të konstatimit të mësipërm. Ky, kur ka dashur të japi pse-në e zhvillimit prej Skënderbeut të Besëlidhjes në Lis është i sinqertë kur pohon se “po përdor hamendësinë e tij” duke thënë “për të shmangur egoizmat midis princërve” dhe ndërkoh na jep shkarazi edhe dy informacione shumë të rëndësishme për arsyetimin e sotëm:

1 -Ky vend (Lisi) kishte qenë i mbushur me statuja të mrekullueshme mermeri të tempujve të shenjtë të qyteteve të lashta. (Vini re, pushtuesi otoman ka zhvilluar një luftë të madhe ndaj zbulimeve arkeologjike tek ne e për pasojë dhe shkatëruese të atyre që kanë qënë mbi sipërfaqe duke kuptuar kështu se vetëdijen e Skënderbeut për identietin tonë ata kanë dashur ta shuajnë me çdo kusht dhe kjo ka vazhduar pastër të realizohet deri në ditët e sotme).

2- Princi i Lisit apo i Lezhës, shumë pak i rëndësishmëm në atë periudhë, i qëndroi në krah për të gjithë kohën Skënderbeut si askush tjetër. Për këtë Barleti nuk jep dot shpjegim por nëse çdo gjë mësipër qëndron nuk ka më gjë të pashpjegueshme. Vetdija e Skënderbeut për beslidhje në atë vend ku dhe u prish qytetërimi europian “në Lis të Trojës duhet të rikthehet Besa e thyer prej një princi që i mori gruan në shtëpi mikut që e bujti” pra, Besëlidja midis Ilirve të Mirfilltë dhe Epirotasve ishte e vetmja forcë e ditës dhe të së ardhmes (Lidhja e Prizrenit).

Dhe vërtet ndërsa lufta e Skënderbeut u krye tek Ilirët e Mirfilltë dhe me ta, përkrenarja e tij dhe emërtesa që përdorte “epirote” i takonte trevës jugore të ilirve, duke njësuar kështu faktin (veriun) me moralin (jugun) pra duke realizuar Besë-Lidhjen në atë që do të përcillet realisht me emërtesën e njësuar “shqiptar” pa ndonjë vendim gjykate apo supremi por me vendim të rregullave që i disponon edhe sot Etno-psikika e këtij populli “Shqiptari për një nder rron”.

Pra në këtë shqyrtim të shkurtër faktet nxjerrin fakte të reja, lidhje dhe ngjarje që fillojnë të flasin në vazhdimësi.

Megjithatë, Ne nuk bëjmë pjesë tek ai grupim që edhe me kaq shumë argumente siç është ai gjeografik (nga më kryesorët) apo toponimia (edhe kjo shumë e rëndësishme) të nxjerrim menjëherë përfundimin se duhet të kemi të bëjmë me Trojën e vërtetë. Jo, dhe kjo për faktin se mund të gjendet edhe një vend tjetër në këtë Mesdhe që të ketë karakteristikat gjeografike dhe toponimike që plotësojnë kërkesat e të qenurit Trojë.

Por, për arsyen se një ndodhi (produkt- social) para se të ndodhi në një terren gjeografik, me një toponimi të caktuar ka domosdoshmëri nevojën e ekzistencën së arsyes psikike pse duhet të ndodhi pra, ka nevojën e ekzistencës së subjektit, njeri-shoqëri që mbart një psikologji të aftë për të prodhuar një ngjarje të tillë, e bash për këtë arsye ne mund të themi me gojën plot "Po".

-”Jemi të gatshëm në një simpozium shkencor të tregojmë se Troja ka qënë Treva që përfshin “Qëndra e Ilirëve të Mirfilltë” dhe Ilioni është pikërisht Lisi. Jemi të gatshëm të tregojmë se si ky etnitet:

Është i aftë të prodhojë këtë ngjarje, ta trajtojë në zhvillim me një psikikë të një botkuptimi krejtësisht të lashtë dhe krejtësisht të njëjtë me atë të Iliadës dhe të na tregojë edhe sot e gjithë ditën me po ata rapsodë që në mijra vargje e tregojnë ngjarjen:

- me të njëjtën teknikë të ndërtimit të vargut,

-me të njëjtën metodikë të shikimit të ngjarjes dhe të personazheve dhe marrëdhënjeve midis tyre,

- me të njëjtën psikikë të arsyetimit të vullneteve që bëjnë fakt ngjarjen, gjë e cila është kaq e pranishme në Iliadë.

Prandaj dhe një prej dijetarëve më të mëdhenj të huaj që ka jetuar në këtë trevë dhe jo ka kaluar rastësisht me kalë si tregëtar (si shumë emra të huaj që merren për bazë me superlative në vleresim), Fabian Barkata (fillim shek. XX), duke dalë nga rrasa e françeskanit dhe duke veshur atë të shkencëtarit ka bërë këtë cilësimin për këtë trevë: - “popullsi e paprishur” duke shkuar më tej në profetizim: “këtu do të vij në një ditë dhe do të ulen dijetarët dhe fillozofët e botës për të nxënë dhe për të thënë”.

U desh të kalojnë edhe 100 vjet që Petro Zheji me anë të shkencave të sakta të tregojë përmbajtjen hyjnore të fjalës në gjuhën shqipe (rrahja drejt qëndrës) dhe Niko Stillo me anë të shqipes së vjetër të zbërthejë në mënyrë të njëpasnjëshme të gjitha shkrimet parahelene dhe para romake duke treguar se janë vetëm në këtë gjuhë të parë që tregon dhe Petro Zheji.

Dhe kështu bëhen të pranishme dy fronte:

a- Frontin e parë vjen nga Informcioni i plotë shkencor mbi “Etnokulturën, Arkeologjinë dhe Historiografinë e pathënë” nga Studjues që vijnë nga jashtë akademisë si Dhimitër Pilika, Petro Zheji, Niko Stillo, etj. prej të cilëve marim një panorama të plotë të asaj që quhet sot “shqiptar” me të gjithë përgjigjet e pse-ve dhe si-ve që ngrihen rreth tij duke mos lënë jashtë shpjegimit asnjë linjë të fenomenit social të shprehur kjo në histori, linguistikë, arkeologji, etnokulturë (veshje, kanune, kënge, valle). Të gjitha këto në një harmoni të pacënueshme marrin kuptimin për të cilat ekzistojnë.


b- Fronit i dytë përbëhet nga tre Akademi Shkencash:

1- Akademia e Shkencave e Shqipërisë

2- Akademia e Beogradit (e varur nga Moska).

3- Akademia e Athinës (e varur nga Moska nëpërmjet Patriarkanës, Ministria e Arsimit ka qenë sëbashku me atë të Kishës Ortodokse, një aplikim ky i po atij mësimi që ne Bizantinët jua dhamë sllavëve duke bërë një shtetin me fenë).

Të treja këto Akademi kanë punuar për rreth 200 vjet në një linjë mendimi “zhdukjen e identitetit apo vetëdijes të të qënurit shqiptar”.

Dhe ja se si është realizuar:

1- Akademia e Aleks Budës ka hedhur themelet e një metodike të tillë:

- Gjithë mendimi që do të quhet shkencor duhet të vijë si rezultat i vjeljes së informacionit të ardhur nga shkollat e huaja që për kohën kur u formuan (shumë kohë pas Bizantit) dhe në funksion të etniteteve të tyre nuk ka pas shans të kishin një informacion me vlerë për ne. Dhe kështu sot ndeshesh masivisht me shprehjen “a ka thënë gjë bota për aksent “gjë”?, ska thën gjë? atëhere nuk ekziston “gjëja” “– kjo është motoja e punës së gjithë shtjellimeve të Akademisë së A. Budës duke mos u marrë asnjëherë me analizën e fenomenit që e ka krijuar “gjënë”. Kush e ka bërë këtë ka pësuar pak a shumë fatin e të madhit Dhimitër Pilika. Duke mos i lënë kështu rrugë të lirë asnjëherë mendimit shkecor që sigurisht ka lindur gjatë gjithë kohës ndërmjet studjuesve edhe të instituteve të Shqipërisë. Ndërsa për ata që kanë hulumtuar bibliotekat e shkollave të huaja (Gjermani, Francë) i dëgjon të të mburren se kanë lexuar për x- kohë y – libra, faqe për faqe, dhe ndërkoh asnjëhere nuk të thonë cili është mendimi i tyre konkretisht mbi çfarë kanë lexuar dhe jo të të përsërisin konkluzione të të tjerëve.

- Me orientimet e brezave të historianëve apo arkeologëve e gjuhëtarëve tek intelektet mesatarë ose nën mesatare (nuk ka qen kurrë kusht që një student i historisë duhet të kishte matematikën 10 e kundërta po). Por në historinë e njerëzimit të gjith ata që kanë dhënë në shkencat shoqërore kanë ardhur nga shkencat e sakta.

- Mosmësimi i gjuhëve të vdekura nga këta student (të greqishtes së lashtë, të latinishtes, të osmanllishtes apo të njohjes së kulturës së lashtë në përgjithsi, mitologjisë në veçanti) ka qenë mjaft rezultativ. Dhe sot gjen rëndom arkeolog të vjetër apo të rinj që pispillosen sikur çfarë dinë se kanë lexuar biblioteka të tëra të Gjermanisë apo Francës por që në fakt jo vetëm nuk dinë të lexojnë shkrime të lashta që rëndomtë i gjen kësaj treve por dhe më të thjeshtën akoma nuk dinë as të dallojnë gërmat kur i gjejnë nëse janë latine apo greke parahelene. Për njohje të toponimive mitologjike që mbart kjo trevë pa fund, as që ja kanë idenë nëse ekzistojnë. T’u kërkosh të bëjnë psikanalizën e argumentit mbi objekte arkeologjike për të gjetur nivelin ekonomiko- kulturor dhe politik që ka prodhuar, as që bëhet fjalë fare.

Këta janë shkencëtarët që prodhoi shkolla e Aleks Budës.

- Po mbrapa nuk ngelet as gjuhësia që ka ngelur tek emri i Eqerem Çabeit. Për këtë të fundit me numrin e madh të librave që ka prodhuar është ngritur një mur (kaq i madh sa ai Kinez do t’ia kishte zilinë) për të mos parë kurrë më tutje apo për të bërë shkencë. E ka thënë Çabei dhe është vënë vula, po sju referove Çabeit ske bërë gjë dhe kur hapim Çabein ç’të shikojmë?

Përsjatje pa fund për të gjetur ngjashmëri të fjalëve të shqipes tek sllavet, gjermanet e me radhë, pa asnjë lloj analize shkak–pasoj në drejtimin morfologjik e fonetik apo futje në psikikën e fenomenit që transmetohet si prejardhje gjuhësore. Çfarë është kjo?

Së pari shkencë është një metodikë pune në huluntim që kur ne studjuesit i referohemi atij që e ka zhvilluar mundemi ta aplikojmë dhe vetë me sukses.

Kështu mbasi përvetësojmë aparatin shkencor të Niko Stillos mundemi ta aplikojmë vet analizën e një pasqyre etruske pa ju referuar më Stillos dhe të marrim rezultatin që përmbajtja e figurës të përputhet me atë të shkrimit.

Ose kur përvetësojmë metodikën e Petro Zhejit mundemi që edhe vet ta aplikojmë tek rrënjët e fjalëve shqip duke zëvëndësuar simbolikën përkatëse në funksion të grupimit semantik dhe marrëdhënjen matematikore në përmbajtjen e simbolit sipas nocioneve të fizikës moderne duke përftuar kështu vet rezultatet për të cilat na ka treguar Petro Zheji.

E ndërkoh rrugën e prejardhjes indoeuropiane të shqipes, e kërkuar aq shumë nga Çabej, shkencat e sakta aplikative siç është ajo e genetikës e ka hedhur poshtë duke treguar që rrugëtimi i Njeriut e për pasojë edhe i Fjalës ka trajektoren Etiopi-Europ-Indi dhe jo Indi-Europ. Petro Zheji pa pasur nevoj fare për këtë zbulim të genetikës e ka zgjidhur përfundimisht duke shkuar më tej si askush përgjatë 3000 mijë viteve histori të mendimit shkencor njerëzor. Duke hyrë në përmbatjen e formatuar matematikisht të informacionit brënda fjalës ai ka zgjidhur të gjitha llojet e problemeve që kanë të bëjnë me të gjitha lëmet e dijës (dhe jo më të linguistikës) por që sigurisht i takojnë të ardhmes së mendimit shkencor botëror.

2- Akademia e Beogradit ka një investim të panumurt produktesh “shkencore” në funksion të humbjes së gjithshkaje që ka lidhje me identitetin shqiptar. Shikoni bibliografinë e Shmidit. (nuk vlen të zgjatemi më tej pasi çdo gjë është e kuptueshme)

3- Akademia e Athinës, duke filluar nga fakti se sot që në shkollat 8-vjeçare, ora e lëndës së mësimit të antikitetit e planifikuar, shmanget dhe zakonisht nuk bëhet, deri tek puna shumë-planëshe për krijimin e intelektit të ri shkencor të orjentuar drejt humbjes së plotë të gjuhës arvanitase dhe të kulturës së tyre si e vetmja pikë kontakti e Greqisë së sotme me atë për të cilën e njeh bota si Greqia Antike. Sot produktet shkencore në drejtim të historisë së Antikitetit është pothuaj nul në një kohë që 100 vite përpara libri i Antikietit po nga Universiteti i Athinës (e përgatitur prej 17 profesorave të kulturave të ndryshme antike) ka vlerën dhe nivelin për tu përdorur sukseshëm edhe sot për të gjitha nivelet e shkollave të botës. Pse kjo ecje kaq shumë mbrapa në Athinë? Fakti i të qënurit nën të njëjtën Ministri me Kishën dhe ajo e Arsimit e shpjegon më së miri këtë fenomen.

Kështu fillon dhe merr kuptim politika e asimilimit dhe ndryshimit të emrave për një vizë, të dhënjes së pensioneve në zonën e veriut të Epirit Klasik (tek brirët e Dhia Amalteas), të keqadministrimit ekonomik nga klasa politike shqiptare, të shpërdorimit të pronës, të prishjes të sistemit të drejtësisë etj.

Fillojnë dhe marrin kuptim pse një shqiptar i thjesht jashtë vëndit të tij me punë të rëndomtë bëhet i aftë ekonomikisht të disponojë disa shtëpi në pronësi të vet, një në Greqi, një në fshat në Shqipëri, një në Tiranë e ndërkohë del i paaftë këtu në Shqipëri.

A duhet të asimilohemi dhe të harrojmë identitetin apo duhet të bëjmë të kundërtën? Shqiptarët e thjeshtë jashtë politikës e kanë dhënë përgjigjen e tyre “o sa mirë me ken Shqiptar”.



E pikërisht këta shqiptar që ndjehen “mirë me ken shqiptar” pagujnë e nderojnë me çmime dhe tituj,

dy palë Subjektesh:

1- Shkencën

- Marrë shkas prej shkrimit të fundit “Ekzemplar i panjohur i 1493… në Budapest-Milosao”, emrave të përmendur këtu me titujt përkatës shkencor si z. Kasëm Biçoku, z. Kristo Frashëri, z. Aurel Plasari, z. Pëllum Xhufi, z. Kolec Topalli, z. Ardian Marrashi, z. Musa Ahmeti, znj. Etleva Lala etj. ju drejtojmë këtë pyetje:

- Po, vet Skenderbeun a dini me e lexu?

Tek ju shikojmë që shpenzoni kaq kohë dhe mund midis veprave e bibliotekave e filigrameve e tabulare etj. e me rradhë pse nuk provoni të lexoni vet Skenderbeun e Kastriotëve, nëpërmjet vet fjalës, mendimit dhe veprës së tij siç janë Përkrenarja dhe Lidhja e Lezhës? Ju po mendoni se ky Skenderbe, që po sjell tash e 500 vjet dhimbje koke në mendimin shkencor, se ka ditë se si do të shkruanim ne sot nëpër libra e gazeta? Që këtu fillon andikapi i mendimit të sotëm. Por vjen koha dhe vëndi (dhe kjo është mëse e sigurtë) që gjithkush pro dhe kundra këtij shkrimi do ta shijojnë këtë të vërtet.

Ne ju ftojmë në simpozium, ndërkoh kemi dekata që ju paguajmë, hapni dyert e shkencës zyrtare dhe të shtjellojmë denjësisht atë çka taksapaguesi shqiptar ka vite që pret me e ndigju.

2-Shtetin

Presidentët aktual të shqiptarve z. Topi dhe Z. Sejdi,

Siç del dhe në këtë shkrim (koncentrat punimi) figura jonë kombëtare, vetëdija mbi identetin tonë fillon me fallsifikimin e Përkrenares, e, është në detyrën tuaj ti kërkoni Muzeut të Historisë së Njeriut të Vjenës, të nxjerri në dritë Përkrenaren e vërtet të Heroit tonë Kombëtar dhe në vazhdim po të detyrës suaj të rikrijoni këtë simbol sipas atij original me “Dhian Amaltea- bririn e thyer” ndër stemat apo objektet e ndryshme të nderimit të tij.

E, në vazhdim të mbahet qëndrim ndaj politikës qoftë nëpërmjet individëve qoftë nëpërmjet vijës politike të aplikuar konkretisht për ta vënë klasën politike përballë popullit të vet.

Përshembull, Ben Blushi, ka të drejtën e perëndisë të ketë mendimin e tij për nivelin e ulët të ndjesis së Etnitetit shqiptar që sipas tij “admirojnë hajdut e njërëz perves” por nuk mund të jetë më ai një ligjvënës për këta shqiptar pasi para se ti japësh dikujt dashuri duhet ta duash. E nderkoh tek gazetari Filip Çakuli shikojme rastin se si kur e do kete popull dhe kete vend s’ka rendesi ne je apo jo shqiptar behesh i vlefshem si askush ne impkatin pozitiv qe sjell.

Kjo vlen edhe për ju zotërinj President. Çfarë i keni dhënë deri mëtash kombit tuaj? Kjo është ajo që juve duhet të inicioni duke filluar nga vetja juaj ndër klasat politike të dy pjesëve aktuale shqipfolëse.

Ne e kemi kodin tonë genetik “Shqiptari për një nder rron”.

Klasa politike, sa i ka dhënë kombit të vet me qen i nderuar?

Nëse jo thjesht me libra e mendime por me vepra , duke qenë i nëpërkëmbur, i varfër ekonomikisht (në vendin më të pasur të botës), me korrupsion të pa fre ( në vendin ku për një nder baba vret fëmin e vet) do të thotë që kjo klasë ka punuar kundër popullit të tij.

Ky kod i ka mbi 10 mijë vjet që veçse jep rezultat e që do të thot nuk mund të shkelet. Dy herë në historinë e re të kombit tonë, Skënderbeu në Mesjetë dhe Rilindasit në shekullin e XIX kur ju referuan Etnitetit bënë çudinë, Skënderbeu atë që tash e dimë ndërsa Rilindasit sollën pavarsinë pa pushkë.

Neve na takon të mbyllim fazën e fundit të Rilindjes Kombëtare për të hapur fazën e Rilindjes Botërore që do të thotë “Brezi i shtatë Pellazgjik”.

Mbylljen e brezit të gjashtë e realizon shkolla e Niko Stillos duke na dhënë iluminimin e plotë të asaj që quhet Mitologji e Lashtë si Historia e Njerëzimit.

Brezi i shtatë pellazgjik fillon me shkollën e Petro Zhejit, ku burimi i plotë i dijes do të jetë së pari informacioni i dhënë brënda fjalës (Fjala ishte e para…), ndërsa realiteti fizik apo psikik është thjesht vërtetimi i këtij informacioni.

Shënim: Mirëkuptojmë të gjithë shtresën e akademikëve, që për arsye të mungesës së informacionit mbi trajtimin e Mitologjisë së Lashtë si shpjegim shkencor i ekzistencës, nuk munden të jenë në të njëjtën linjë me mendimin tonë. Por ndërkohë i ftojmë të gjithë ata që janë të gatshëm ta marrin këtë informacion t’ju japim ndihmesën e nevojshme nëse e dëshirojnë (në fakt është një shkollë e tërë tashmë kur mendon të gjitha elementët përbërës që të duhen për ta përftuar). E, ndërkohë ndaj reagimeve negative që vijnë në forma të ndryshme nga ata që janë mësuar të quhen kopetent të fushës apo që bëjnë kopetentin vetëm pse bëjnë pjesë në klasën politike nuk ka më vend për mirëkutim por për gjykim.

(vijon...)

G. Ndryshe

3 comments:

Anonymous said...

Nje teme shume interesante, qe do te duhej te diskutohet, qe me duket shume e vertet.Nje studiues Meksikan Robert Salinas Price kembngulte se troja nuk gjindet ne Turqi ,por diku ne detin adriatik afer lumit Neretva ne Bosne(pati kundershtime te medha ,bile eshte quajtur edhe si i qmendur).
Tani qe jane zbuluar edhe Piramidat ne bosne,e largon TROJEN nga azia dhe e zhvendose nga pjesa veriore e bregdetit Shqiptare deri ne mese te detit Adriatik.Ne fillim na duken te pa besueshme keto supozime,por kur te distancohet historia nga politika atehere historianet tane do te shofin se sa gabim e kan pasur.Ne nuk kemi historian te mirefillte ,por vetem lexues te historise.Alberti

alberti said...

Nje teme shume interesante, qe do te duhej te diskutohet, qe me duket shume e vertet.Nje studiues Meksikan Robert Salinas Price kembngulte se troja nuk gjindet ne Turqi ,por diku ne detin adriatik afer lumit Neretva ne Bosne(pati kundershtime te medha ,bile eshte quajtur edhe si i qmendur).
Tani qe jane zbuluar edhe Piramidat ne bosne,e largon TROJEN nga azia dhe e zhvendose nga pjesa veriore e bregdetit Shqiptare deri ne mese te detit Adriatik.Ne fillim na duken te pa besueshme keto supozime,por kur te distancohet historia nga politika atehere historianet tane do te shofin se sa gabim e kan pasur.Ne nuk kemi historian te mirefillte ,por vetem lexues te historise.Alberti

DIELLI said...

Faleminderit për komentin tuaj Albert!