Tuesday, October 6, 2009

Transparenca dhe financimet e Fushatës Elektorale ???


Të gjithë, këto ditë jemi dëshmitarë të një fushate elektorale, e cila po na mban pezull, në mediat vizive dhe të shkruara, në rrugë e kudo.
Ajo që hasim çdo ditë është një marketing i dhunshëm, që sigurisht kushton para. Fushata në qytete, e fshatra, që për herë të parë i shohin politikanët prej së gjalli, të dalin nga katrorët e televizorëve, duke premtuar, duke ofruar, për t'u rrëmbyer të vetmen gjë që kanë në dorë, votën...



Koncerte, me këngëtarë të famshëm, të cilët paguhen 40 mijë lekë në ditë( duhet theksuar akoma, të reja), me kushtin që të mos këndojnë për "armikun". Të mbështetura fort prej dhjetra e dhjetra autobuzëve me militantë apo simpatizantë nga e gjithë Shqipëria, të cilëve u premtohet pafund.
Të mbështetur nga punonjësit e administratës publike apo shtetërore, të detyruar për të marrë pjesë nëpër mitingje, për të mos rrezikuar vendin e punës. Studente, nxënës, apo me keq fëmijë të përdorur në fushata dhe mitingje, që dëgjojnë gjuhën e rëndë, të ashpër dhe jashtë etike, të elitës politike. Postera, pankarta, bluza, kapele, flamuj, fletë-palosje, reklama, publicitet, makina me simbole partiake, të cilat policia e shtetit heziton t'u dalë para. Në krahun tjetër, njerëz që rendin për të arritur normën e bareve të "konkuistuara", që arrijnë dhe në eksreme si në rastin e Qerretit. Kandidatë të rinj, që kërkojnë mbështetje duke premtuar vende pune, duke premtuar korrupsion.
Dhe te gjitha këto përkthehen në kosto, që askush nuk e di nga e kanë burimin...e deri në çfarë shifrash arrijnë !
Të gjitha këto para, për të na hipnotizuar, që mqs Bota nuk e lejon më vjedhjen e votave, të na e marrin me anë të joshjes.





Një pyetje e thjeshtë më lind rishtaz : Përse gjithë këto para nuk u investuan në arsim, shëndetësi, në investime publike, në rroga qytetarësh, në krijimin e vendeve të reja të punës,etj etj etj etj etj etj ...në përmirësimin e kushteve të zonave rurale, ku pikërisht sot ka njerëz, që akoma ndajnë dhomën me bagëtitë !!!





Kjo është politika E RE, politika që do të na bëjë pjesë të Europës, ku historikisht kemi qënë e do jemi pjesë e saj ?

http://www.facebook.com/NdalPaditurise2



REFUZONI, të përdoreni ! (Stop Injorancës)

No comments: