Friday, October 2, 2009

Prostitutat shqiptare

30 mijë femra shqiptare mendohet se punojnë si prostituta ne tregjet botërore.



Studimet e bëra publike nga Ambasada Britanike tregojnë se rreth 60 % e vajzave të trafikuara të jenë në moshë të vogël.

Por ajo që e bën edhe më të vështirë zgjidhjen e këtij problemi është se 90 % e vajzave 14 vjeçare që jetojnë në zonat rurale, nuk shkojnë në shkollë edhe sepse kanë frike se mos bëhen pre e trafikimit.

Ky problem ka tërhequr edhe vëmendjen e diplomatëve. Ambasadorja britanike ka kërkuar forcimin e masave nga Qeveria Shqiptare. Ajo thotë se Shqiperia do të ketë mbështetjen e plotë të Qeverisë Britanike për të luftuar këtë fenomen, i cili nuk është zhdukur, por mbetet aktual.
Diplomatja britanike ka kërkuar jo vetëm marrjen e masave më të forta nga Qeveria Shqiptare, por edhe rritjen e informimit të të rinjve, që të mos bëhen pre e trafikimit.

T. Channel


Ka statistikë më të tmerrshme se kjo, për një vend ku besa dhe familja është e shenjtë ???

No comments: