Tuesday, October 6, 2009

Astronautët Shqiptaro-Amerikanë : Alan Shepard dhe William G. Gregory


Astronautët Shqiptarë !


Në enciklopedinë e kozmosit janë emrat e kozmonautëve në vite, ku lexohen këto të dhëna për Alan Shepardin. Ai u lind ne East Dery, Në Hampshire të SHBA më 18 Nentor 1923. Është me origjinë Shqipitare (njëra prej tre vajzave të tij quhet madje"Juliana). Ka kryer Akademinë Detare Amerikane në Anapolis, ku mbaroi dhe një shkollë fluturimi për pilot joushtarak. Më pas bëri edhe Shkollën e Marinës për pilot në Patuxent, Maryland, si dhe Shkollën Detare të Luftës në New Port Rhode Island më 1958.

Më 1961 u ngrit në hapësirë si njeriu i dytë në botë me dallim nga Juri Gagarin qe fluturoi në kozmos si pasagjer, kurse Shepardi në misionin Apollo 4 në Janar-Shkurt 1971 e manovroi vetë anijen kozmike. Si kozmonaut, ai është i pari që ka fluturuar në kozmos si Amerikan dhe i pesti që ka shkelur në Hënë. Para daljes ne pension Alan Shepard gradohet Admiral. Ai ndërroi jetë më 21 Korrik 1998; pra jetoi 75 vjet.
Duke kërkuar në arkivin e Muzeumit Historik Kombëtar gjeta një dokument të jashtëzakonshëm nga të gjitha pikpamjet. Mbi një karton të fortë është vendosur një fotografi e anijes kozmike Apollo 14, fotografi e bërë nga sipërfaqja e Hënës. Krahas kesaj fotografie është vendosur një flamur Shqiptar i përmasave të të vogla. Nën fotografinë është shkruar: Antares at fra mauro, kurse poshtë fotografisë është ky mbishkrim: This flag was carried to the moon onboard Apollo 14 January 31 through February 9, 1971. It is presented by Rear Admiral Alan B. Shepard, Jr., United States Navy, delegate to the 26th Session of the United Nations General Assembly.

William Gregory një tjetër astronaut Shqiptaro-Amerikan. Gregory lindi në Lock-Port, Nju Jork më 14 Maj 1957. Është me origjinë nga fshati Dardhë e Korçës. Më 1979 u diplomua per shkenca inxhinierike në Akademinë e Forcave Ajrore. Mori doktoratën si inxhinier mekanik nga Colombia University më 1980 dhe Doktoratën për drejtues më 1984. Ne vitet 1981 - 1986 ka qenë pilot fluturimi me avionët Fl11. Më pas shërbeu si mësues pilotësh pranë Forcave Ajrore Britanike. Ka fluturuar në më shumë se 40 lloje avionësh dhe ka kapërcyer mbi 5000 orë flutturimi. U zgjodli nga NASA në Janar 1990 dhe u shpall astronaut në Korrik 1991. Fluturimin e tij të parë Shuttle STS-67 në hapësirë e kreu më 2 Mars 1995 nga Qendra e Hapësirës Kenedi dhe u ul në tokë më 18 Mars 1995. Ka vendosur rekordin e fluturimeve në hapësirat kozmike me 16 ditë dhe 15 orë duke plotësuar 262 rrotullime drejt tokës. Ai fluturoi mbi 11 milion km në kozmos, ka mbi 400 orë flutuime në hapësirën kozmike, krahas 5000 orëve si pilot. Tani punon si drejtues për zhvillimin e biznesit në Arizona të SHBA. Meqenëse Shpardi ka vdekur, shpresojmë qe Gregorin ta takojmë së shpejti. Të dy këta emra kanë vendin e tyre në Muzeun Historik Kombëtar dhe në kujtesën e Shqiptarëve.

http://www.illyrians.org/apollo.html
Video YT http://www.youtube.com/watch?v=njdgekq-QsA

No comments: