Thursday, October 1, 2009

Vullneti

Vullneti është forca morale bazë e ekzistencës dhe e suksesit.

Kurrë mos thoni "Nuk kam vullnet", sepse nuk egzistojne njerëz pa vullnet, ashtu siç nuk egziostojnë njerëz pa muskuj. Por ka individe të dobët psikologjikisht dhe fizikisht, që nuk dinë si zotërohet ajo forcë e madhe morale që quhet VULLNET, por nuk ka njerëz pa vullnet.

"Dhjetë njerëz që duan, i shërbejnë më mirë vetes dhe të tjerëve sesa 1000 të detyruar".

Hapi i parë është: të duam të bëjmë diçka. E të gjithë mund të bëhen njerëzit që duan të jenë. Për të arritur këtë, mjafton të zgjosh në vetvehte atë forcë të madhe morale - nëse është e fjetur ta gjallërosh, ta bësh aktive.





Dje tek emisioni Top Show në TCH, me temën Historia dhe shqiptarët më mbeti në mendje një revoltim i arkeologut të nderuar Neritan Ceka ku shprehej :

"Një botim të historisë e kam kthyer unë mbrapsh, pasi aty shkruhej që ne kemi ardhur nga pellazgët, gjë që në mënyrë absolute nuk është e vërtetë, pasi historiani që kishte pregatitur botimin është një ish studenti im që s'mund të dijë më shumë se unë"

Unë nuk kuptova logjikën e Zt Neritan, sikur e paska privatizuar Arkeologjinë, mqs i ati i tij ishte arkeologu më i shquar shqiptar. Sipas Neritan Cekës një historian nuk mund të dijë kurrë më shumë sesa mësuesi i tij !!!

Nuk mendoj se për të vërtetuar apo hedhur poshtë këtë tezë, që për hir të së vërtetës po e mbrojnë të gjithë albanologët e huaj, mjafton një arkeolog. Që të mbrohet apo hidhet poshtë një tezë historike, nuk nevojiten privatizues të historisë, por duhen antropologë, etimiologë, gjuhëtarë e kështu të gjitha gjinitë e ndryshme shkencore.

I ndjeri Aristidh Kola shënonte me të mëdha se historianët shqiptarë këmbëngulin më fort tek lidhjet ilire, kur në fakt lidhjet me pellazgët i kanë shumë më lehtë të provueshme. Ai u vra duke mbrojtur këtë tezë Zt. Ceka.

Më lejoni gjithashtu t'iu shkëpus një pjesë të Sami Frashërit tek "Shqipëria ç'ka qënë, ç'është e ç'do të bëhet".Bukuresht 1899.

"Shqiptarët flasin njëprej gjuhëve më të bukura dhe më të vjetra të gjuhëve të botës.Gjuhët e afërta dhe të njëtës kohë me të, janë zhdukur para mijëra vjetësh dhe nuk fliten në asnjë vend të tokës. Gjuha shqipe ka shumë afërsi me greqishten antike, latinishten dhe sanskrite, me gjuhën antike të Indisë, me gjuhën Zend, e cila ishte gjuha antike e Persisë dhe në fund me gjuhën Kelte dhe atë Teutonike. Këto janë të gjitha gjuhë të vdekura, ndërsa gjuha jonë, gjuha Shqipe, që ndërmjet atyre ishte më e vjetra, është e gjallë dhe flitet akoma sot, si në kohën e pellasgëve.

Përse enciklopedia shqiptare nuk rishikohet. Çdo ditë dalin në dritë zbulime të reja të cilat duhen reflektuar në enciklopedinë tonë.

Eshtë vallë ky reagim shembulli i mungesës së vullnetit ?

Shkroi dhe përgatiti Stop Injorancës 

http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

No comments: